• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUAM EMIGRANTË”/ Britania do lehtësojë regjimin e dhënies së vizave, bizneset kanë nevojë për 2 milionë punëtorë të rinj
Home
Botë

“DUAM EMIGRANTË”/ Britania do lehtësojë regjimin e dhënies së vizave, bizneset kanë nevojë për 2 milionë punëtorë të rinj

27 September, 2022 s.autor Botë

Kryeministrja e re britanike, Liz Truss po planifikon të rrisë kuotat e emigrimit legal përmes relaksimit të regjimit të dhënies së vizave britanike për të mbushur hendekun në tregun e punës në vend, dhe për të fuqizuar ekonominë

Një politikë e tillë po konsiderohet paradoksale, pasi partia e saj, konservatorët e qendrës së djathtë, me slloganet e anti-emigrimit bindën shumë britanikë, për të votuar në referendumin e Brexit, ç’ka ka bërë që kabineti i saj të jetë i ndarë në mes, për një politike të tillë, ku të dyja kampet kanë të drejtë në argumentet e tyre pro dhe kundër emigrimit, e sërish janë kundër.

Kryeministrja e re britanike, Liz Truss, pasuesja e Boris Johnson, kërkon më shumë emigracion dhe lehtësimin e regjimit të vizave, jo sepse ajo vetë ka qenë kundër Brex-it, por janë presinet nga ekonomia britanike, që diktojnë një ndryshim politik ndaj emigracionit, kalit të betejës së konservatorëve në pushtet, që u përdor në fushatën e Brexit.

Britania ka nevojë të jashtëzakonshme për krah pune, pasi ka shumë vende pune bosh në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, një pjesë për shkak të largimit të shumë evropiano-lindorëve pas Brexit, por edhe për shkak të pagesave të papranueshme nga britanikët për këto vende pune për faktin se u del më mirë të jetojnë me ndihma sociale se sa të punojnë, apo edhe për shkak të plakjes së popullsisë.

Sipas njoftimeve në media, qeveria britanike do heqë kufirin tavan për punonjësit sezonalë në bujqësi apo edhe për inxhinierë broadband-I, apo bëjë ndryshime në listën profesioneve, ku ka mungesa për punonjës për to, çka do mundësojë që sektorët kryesorë të ekonomisë të rekrutojnë më shumë punonjës nga vendet e BE-së ose dhe jashtë Bashkimit Evropian.

Britania ka 2 milionë vende pune bosh të reklamuara muajin e kaluar, ku sektori i kujdesit social ka nevojë për 105 mijë punonjës socialë, 40 mijë vende bosh për infermiere dhe 100 mijë për shoferë maunesh, ndërkohë që bujqësia ka bërë thirrje për 30 mijë viza për punonjës sezonalë.

Në Britani ka mometalisht 1.8 milionë shtetas nga vendet jashtë BE-së, që punojnë në Britani, çka përbën 302 mijë më shumë se një vit më parë. Ndërkohë që sipas shifrave të Home Office, numri i vizave të dhëna për gjithë punëtoret, studentët dhe të afërmit e tyre si nga vendet e BE, si për ekstra-komunitarët ka shënuar një rritje për 80 për qindësh brenda një viti, duke shkuar në 1.1 milionë viza , çka është numri më i madh i regjistruar ndonjëherë.

Sakaq më shumë se 30 mijë vetë kanë kërkuar azil nga radhët e atyre që kaluan kanalin e La Manshit me gomone, ku 60 përqind e të ardhurve janë shqiptarë. Ky lajm që del nga Doëning Street përbën një rast ideal për punësimin legal të shqiptarëve që ta të mos vijnë në ishull me gomoane apo rrugë të paligjshme. Qeveria dhe diplomacia shqiptare mjaft bashkëpunuese me britaniket në luftën kundër krimit të organizuar dhe grupeve të trafikantëve, ka një shans të paprecedentë për të negociuar me Londrën për punësimin e ligjshëm të shqiptarëve, si në bujqësi me marrëveshje sezonale apo edhe në sektorë të tjerë./Burimi: Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article XHELOZIA/ Si u vra Laureta nga i shoqi pas zbulimit të tradhtisë me ish-mikun e familjes
Previous article "DONIN TA ÇONIN NË ITALI PËR PROSTITUCION"/ Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, familja apel drejtësisë: Babai i saj vdiq me një brengë...

s.autor

Postime të ngjashme

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet Botë

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike Botë

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje Botë

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT