• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DUAM BORXHIN”/ Vajza e biznesmenit të dhunuar: Grabitësit flisnin me kufje më tha “pusho”
Home
Aktualitet
Kronikë

“DUAM BORXHIN”/ Vajza e biznesmenit të dhunuar: Grabitësit flisnin me kufje më tha “pusho”

26 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dhunimi dhe grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu nga Nikla e Krujës tronditi dy ditë më parë opinion publik, ndërsa deri më sot ende nuk ka asnjë të arrestuar. Autorët duket se kanë mjaft të kujdesshëm sepse nuk kanë lënë shumë prova. Vajza e biznesmenit në dëshminë përpara grupit hetimor ka rrëfyer se autorët komunikonin me kufje.

Policia dhe prokuroria i ka kërkuar kompanive celulare që të zbardhë thirrjet telefonike përreth banesës së familjes Çangu ditën që ndodhi ngjarja, çka mund të ndihmojë deri në zbulimin e grabitësve.

“Nga komunikimi dukej sikur ishte nga zona e Laçit. Njëri prej tyre mori vëllain dhe e çoi në dhomën tjetër dhe e pyeste për çelësin e kasafortës. Dukej që ata e njihnin mirë familjen time. Ata na thanë “Do marrim borxhin që na ka babai juaj Nazmiu”. Nëse e shoh personin që ishte pa maskë e njoh, madje mund ta kem parë edhe herë tjetër, por nuk mbaj mend se ku” tha Xhelona Çangu.

Vajza e biznesmenit ka deklaruar para grupit hetimor se njëri prej autorëve ishte pa maskë. Ajo ka mundur ta shquaj atë. “Rreth orës 02:00 dëgjova babin të bërtiste dhe rënkonte, por mendova se ishte sëmurë. Hapa derën dhe aty pashë një person të gjatë, të armatosur, që më tha “pusho”. Ai u fut në dhomë ku ndodhesha me shoqen time e vëllain e mitur.

Na mori telefonat dhe i mbante në dorë. Ai thirri një tjetër person që ndodhej në katin e dytë. Ai që erdhi ishte i pamaskuar, i veshur me rroba të zeza, trup i shkurtër, i mbushur në fytyrë e me pak bark, me flokë ngjyrë kafe, afërsisht rreth 40 vjeç. Në këtë moment, personi tjetër i maskuar i tha “Vendose kapuçin more budalla”. Njëri prej tyre kishte kufje në vesh dhe komunikonte me personat e tjerë” shprehet Xhelona Çangu./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË ITALI/ Nëna vret dy vajzat e mitura, largohet pa lënë gjurmë
Previous article ALARMI i gazetarëve: Raportimet për Thoma Gëllçin po godasin procesin ligjor

s.autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT