• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DROGË NGA SHBA DHE TAJLANDA ME POSTË/ Çmontohen dy grupe të trafikut të lëndëve narkotike, arrestohen 3 persona, 3 të tjerë… (EMRAT)
Home
Breaking News

DROGË NGA SHBA DHE TAJLANDA ME POSTË/ Çmontohen dy grupe të trafikut të lëndëve narkotike, arrestohen 3 persona, 3 të tjerë… (EMRAT)

19 December, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy grupe të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike janë goditur sot nga autoritetet policore.

Për pasojë janë vënë në pranga tre persona dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë.Mësohet se droga do të shitej në Tiranë e Elbasan ndërsa vinte nga SHBA dhe Tajlanda.

Policia njofton se në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 2.3 kg cannabis sativa me përqindje të lartë TCH me vlerën 45 000 euro, 170 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, shuma parash, celularë dhe automjete të përdorura për këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Tiranë, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në DPPSH, Drejtorinë e Hetimit Doganor, Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si rezultat i veprimeve të kryera me metoda proaktive në kuadër të dy procedimeve për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kanë finalizuar 2 operacione për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

-Si rezultat i operacionit të koduar “Destinacioni 1” u godit një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike cannabis sativa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar. Për këtë veprimtari kriminale, u arrestua në flagrancë shtetasi Ermal Halili, 34 vjeç, banues në Elbasan, dhe u shpall në kërkim shtetasi E. D., 24 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2.3 kg cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, e parashikuar për t’u shitur në Elbasan, me vlerën 45 000 euro, 170 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë që u gjet në banesën e shtetasit E. D., shuma parash, celularë dhe automjete të përdorura për këtë veprimtari kriminale.

-Si rezultat i operacionit të koduar “Destinacioni 2” u godit një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike cannabis sativa nga Tajlanda në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar. Për këtë veprimtari kriminale u arrestuan në flagrancë shtetasit: Bruno Lila, 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. L., 18 vjeç dhe E. L., 18 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.7 kg cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, e parashikuar për t’u shitur në Tiranë, me vlerën 23 000 euro, shuma parash, celularë dhe automjete të përdorura për këtë veprimtari kriminale.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre 2 rasteve dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBAT NË KUVEND/ Shehaj mban të bllokuar Foltoren, s'lë të Tabakun të flasë! Deputeti në Facebook: Unë të kam mbrojtur....
Previous article SHQIPËRIA E MBYLL NË VENDIN E 65-TË/ FIFA përditëson renditjen

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve Aktualitet

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve

"DORËHEQJE"/ Studentë dhe pedagogë protestë para Ministrisë së Arsimit, thirrje kundër qeverisë Aktualitet

"DORËHEQJE"/ Studentë dhe pedagogë protestë para Ministrisë së Arsimit, thirrje kundër qeverisë

"MË QËLLUAN PRINDËRIT"/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz Aktualitet

"MË QËLLUAN PRINDËRIT"/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT