• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DROGË, GRABITJE E DHUNË/ Arrestohen 4 persona të rrezikshëm në Elbasan, njëri prej tyre ishte në kërkim ndërkombëtar
Home
Aktualitet
Kronikë

DROGË, GRABITJE E DHUNË/ Arrestohen 4 persona të rrezikshëm në Elbasan, njëri prej tyre ishte në kërkim ndërkombëtar

16 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në prangat e policisë, po ashtu në pranga kanë rënë edhe tre të tjerë në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• P. H., 34 vjeç, banues në Peqin.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Brescias, Itali, në datën 26.02.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim kombëtar, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin:

• F. H., 38 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 13.02.2021, në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, nën kërcënimin e një arme zjarri pistolet dhe të një mjeti të mprehtë (thikë), ka vjedhur një market në pronësi të shtetasit F. H.

Specilaistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd kapën dhe ndaluan shtetasit:

• A. Ç., 31 vjeç, banues në fshatin Polis, Librazhd, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi gjatë një konflikti ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhit të tij.

• Sh. A., 28 vjeç, banues në fshatin Polis, Librazhd, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, pasi gjatë kohës që punonjësit e Policisë kanë qenë duke ekzekutuar vendimin penal për një të afërm të tij, ai ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Peqin dhe Shijak, kapën dhe ndaluan shtetasin:

• E.K., 38 vjeç, banues në fshatin Kotorr, Gramsh, pasi Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitjen e lëndëve narkotike”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË KOSOVË/ Si paraqitet situata në spitalin e Pejës. Të shtruar 61 pacientë me COVID-19, 14 në gjëndje të rëndë
Previous article COVID-19/ Vajza e Bill Gates merr dozën e parë të vaksinës: Babai im gjenial nuk u implantua në trurin tim

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET)

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës Aktualitet

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT