• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DROGË E LOTARI TË PALEJUARA/ “Gjysmëfinalja” çon në pranga 3 shkodranët, i fundosi kontrolli në lokal
Home
Aktualitet
Kronikë

DROGË E LOTARI TË PALEJUARA/ “Gjysmëfinalja” çon në pranga 3 shkodranët, i fundosi kontrolli në lokal

9 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shkodrës vijon operacionin e koduar “Gjysmëfinalja”, duke arrestuar 3 persona, pasi kishin përshtatur lokalin për organizmin e lotarive të palejuara dhe përdorimin e lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë shtetasit E. L., 21 vjeç, E. C. 46 vjeç, dhe L. R. 27 vjeç, ndërsa gjatë kontrollit në ambientet e ndryshme të lokalit u gjetën disa qese farmaceutike me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një peshore e vogël.

Njoftimi i policisë:

Nga strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, identifikimin, dokumentimin, parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit”, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, pas një pune të mirorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. L., 21 vjeç, banues në Jubicë, Koplik dhe E. C. 46 vjeç, banues në Llazan, Koplik, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”;

L. R. 27 vjeç, banues në Bajze, Malësi e Madhe, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në një lokal në Koplik ushtrohej aktivitet i jashtëligjshëm i lojërave të fatit dhe përdoreshin lëndë narkotike, kanë ushtruar kontroll të menjëhershëm të ambientet e këtij lokali, ku gjetën makineri për lojërat e fatit, një tavolinë pokeri me letra bixhozi dhe çipsa.

Gjithashtu, gjatë kontrolli të ushtruar në ambientet e ndryshme të lokalit u gjetën disa qese farmaceutike me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një peshore e vogël.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit L. R iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis.

Si rezultat i këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 160 doza me lëndë narkotike cannabis sativa, një sasi e vogël lënde narkotike në formë çokollate, 5 makineta për lojërat e fatit, 1 tavolinë pokeri, 1 kuti me çipsa dhe 4 aparate celulare.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HIQEJ SIKUR PO FLISTE NË TELEFON PËR TË SHMANGUR POLICINË/ I riu shqiptar e pëson keq në Itali
Previous article PAMJET/ Shihni si grabitet makina në mes të Durrësit, autori shpërthen derën me levë dhe merr...

s.autor

Postime të ngjashme

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë Aktualitet

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

E PËSON KEQ/ Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT