Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi u kapën duke transportuar drogë nga Shqipëria.
Policia ka arrestuar dy shtetas shqiptarë 20 dhe 35-vjec, që po kalonin në këmbë kufirin e gjelbër duke transportuar 4 çanta me 23 pako që përmbanin 29 kg 250 gram marijuanë.
Bëhet me dije se dy trafikantët tentuan të largoheshin duke lënë çantat e duke u hedhur në lumë, por u arrit të kapeshin.
Autoritete greke bëjnë të ditur se prej 20 Janarit, janë zhvilluar 15 operacione në tokë e 1 operacion në det nga policia greke, nga ku janë sekuestruar 894 kg marijuanë.
Operacionet më të shumta janë ndërmarrë në Kostur, të tjerat në Follorinë, Janinë e Igumenicë. E ndërsa operacioni në det është zhvilluar Axaia.


