• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DROGA E RE “SKUNK”/ “Prodhimi shqiptar” i MET KANANIT që po trullos të rinjtë… (FOTO)
Home
Breaking News

DROGA E RE “SKUNK”/ “Prodhimi shqiptar” i MET KANANIT që po trullos të rinjtë… (FOTO)

23 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Turqia po lufton në një front të ri kundër drogës. Skunk, (Qelbësi) një lloj i ri kanabisi, i modifikuar gjenetikisht po përhapet me shpejtësi, shkruan Daily Sabah.

I njohur për aromën e fortë (nga e cila ka marrë edhe emrin), kjo drogë e re ka zëvëndësuar “Bonzai”-n, një drogë sintetike, deri dje shumë popullore mes të rinjve.

Vitet e fundit përdorimi i sintetikes Bonzai ka rënë me 80%, dhe është zvëndësuar me shpejtësi nga përdoruesit, që thonë se “Skunk” është një drogë organike dhe si e tillë, më pak e dëmshme.

Ekspertët thonë se është e vërtetë që ky lloj i ri kanabisi që është futur në Turqi, pra “Skunk” nuk shkakton të njëjtën gjendje të rëndë fiziologjike si sintetikja Bonzai, por mbetet një drogë e fortë që mund të provokojë skizofreni apo forma të tjera të sëmundjeve mendore.

Image

Për herë të parë ky lloj i ri kanabisi u kap në operacionet e antidrogës disa vite më parë. Vetëm në Stamboll, në 17 muajt e fundit, policia sekuestroi 3.9 ton.

Së fundmi, për këtë lloj droge u fol pas arrestimit të një bosi droge nga Shqipëria, që u ndalua bashkë me dy skafet luksoze që përdoreshin për trafik. Met Kanani, ose Met Shqiptari u kap bashkë me anëtarët e tjerë të bandës në mars, gjatë një përpjekjeje për të kaluar 1.1 ton kanabis e llojit “Skunk” nga Mugla për në Stamboll. Kjo nuk ishte rruga e tij e parë, thonë autoritetet.

Shqipëria është një nga bazat kryesore të trafikantëve të kanabisit të llojit “Skunk” që vjen nga Shqipëria, shkruan Daily Sabah, citura nga Lapsi.al

Ky lloj kanabisi është shumë më i dëmshëm sesa kanabisi standart, thonë ekspertët. Skunk kultivohet në laborator dhe është 20 apo 30 herë më i fuqishëm se kanabisi standart. Fara zhvillohet në ambjente të mbyllura me anë të ndriçimit special dhe përmes ambjenteve ku temperatura mbahet e kontrolluar. Kjo farë e re mendohet se u modifikua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara para se të sillej në Hollandë, kryeqytetin europian të drogave.

Image

Profesori i asociuar, Onur Noyan, psikiatër i specializuar në varësinë nga droga, thotë se Skunk dhe droga të tjera të ngjashme me të, po fillojnë të konsiderohen më të sigurta se drogat e tjera nga të rinjtë.

“Nuk ka dallim nëse janë organike apo sintetike, siç thonë. Në fund të fundit është e dëmshme për shëndetin tënd. Skunk është një drogë. Rrit mundësinë që përdoruesi të vuajë nga skizofrenia: lehtëson zhvillimin e sëmundjes tek një person. Pas pesë apo gjashtë muajsh varësi, përdoruesi shfaq shenja skizofrenie dhe ka nevojë për trajtim të dyanshëm, si për varësinë nga droga, ashtu edhe për shëndetin mendor” thotë ai.

Si një vend tranzit në trafikun e drogës nga Azia për në Europë, Turqia po kërkon të luftojë përdorimin e drogave dhe që nga viti 2014 qeveria ka nisur “Planin e veprimit kundër drogave”.

Plani i veprimit shtrihet në të gjitha aspektet e luftës kundër narkotikëve, me të cilat abuzohet nga 2.7% e popullsisë. Plani parashikon edhe sensibilizimin për efektet e dëmshme të drogës dhe ngritjen e qendrave të rehabilitimit për përdoruesit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ahmataj: Partizani aktivizoi futbollistë të rinj, mbijetesën e vulosëm kundër Vllaznisë dhe Teutës
Previous article Të famshmit që paskan qenë të birësuar dhe nuk e kemi ditur (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999 Aktualitet

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë Aktualitet

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë

“ÇMENDET” MOTI/ Pas të nxehtit ekstrem Saranda dhe Delvina pushtohen nga stuhitë e shiut Aktualitet

“ÇMENDET” MOTI/ Pas të nxehtit ekstrem Saranda dhe Delvina pushtohen nga stuhitë e shiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT