• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DROGA E KAPUR NË KAPSHTICË/ Pranga Shefit të kufirit. Policia: Çela ishte edhe ortak i autobuzit (FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

DROGA E KAPUR NË KAPSHTICË/ Pranga Shefit të kufirit. Policia: Çela ishte edhe ortak i autobuzit (FOTO)

20 January, 2018 g.autor Aktualitet, Kronikë

Një sasi prej 2 kg heroinë është zbuluar nga Policia greke, teksa po tentohej të trafikohej nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, në një autobus udhëtarësh të linjës Tiranë-Athinë.

Autobusi është i kompanisë “Metro Euro”, ku dyshohet se Edmond Çela, oficer policie me detyrë shefi i hetimit të krimit në Drejtorinë e Kufirit të Migracionit në Korçë, është bashkëpronar. Autobusi me targë AA 390 NY mësohet se është nisur mëngjesin e së premtes nga Tirana. Pasi ka bërë ndalesë në Korçë, është nisur për në destinacionin final kryeqytetin e Greqisë, Athinën, shkruan “Panorama”.

Shefi i Kufirt Edmond Çela

Në momentin që autobusi ka kaluar në pikën kufitare të Kapshticës, Policia shqiptare, edhe pse ka pasur dyshime se në autobus mund të fshihej drogë, nuk ka qenë në gjendje të zbulojë vendin se ku fshihej. Edhe pse Policia shqiptare nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar për rastin, dyshohet se autobusi ka kaluar procesin e skanimit nga pala jonë dhe nuk është konstatuar drogë.

Pasi ka kaluar për kontroll, në palën greke është bërë dhe zbulimi i sasisë së drogës, e cila kishte qenë e fshehur në pjesën e derës së autobusit. Sipas të dhënave, ka qenë skanimi në anën greke, që ka konstatuar drogën e fshehur në pjesën e derës së autobusit, gjë e cila vë në pikëpyetje kontrollin e ushtruar nga pala shqiptare.

Procesi i skanimit mësohet se është kryer rreth orës 12:30, në mjetin e kompanisë “Metro Euro”, me targë AA 390 NY, i skanuar me “Urdhër skanimi 0023510, për llogari të Policisë dhe fletë skanimi të pastër”, bëhet e ditur nga Policia greke. Pas kontrollit që iu krye në anën tjetër të kufirit, nga ku u zbulua sasia prej 2 kg lëndë narkotike e dyshuar për heroinë, është vënë në pranga shoferi i autobusit.

Ndërkaq, mësohet se nga pala greke ka nisur një hetim të gjerë për këtë rast, ndërsa duket se edhe Policia jonë do të jetë bashkëpunëtore në hetim deri në zbardhjen e plotë të rastit. Për ngjarjen janë marrë në pyetje administratori i kompanisë dhe dy ortakët e tij.

Në të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania “Metro Euro”, për transport rrugor kombëtar dhe ndërkombëtar dhe agjenci turistike brenda dhe jashtë vendit, por që merret dhe me eksport-import, rezulton e regjistruar në emër të E. Shuri, si administrator dhe D. Qose e I. Belortaja, si ortakë në biznes.

Përveç Tiranës dhe Korçës, kjo kompani e ka shtrirë aktivitetin e saj dhe në qytetet si Pogradec, Bilisht dhe Elbasan. Edhe pse në Qendrën Kombëtare të Biznesit, emri i oficerit të Policisë, me detyrë shefi i hetimit të krimit në Drejtorinë e Kufirit të Migracionit në Korçë, Edmond Çela, nuk rezulton si ortak i këtij biznesi, sipas burimeve të Policisë, ka dyshime se ai është një prej pronarëve të këtij aktiviteti.

/panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Kap për dore fëmijën e sëmurë para kamerave”, reagon Rama: Të marrsha të keqen e mustaqeve
Previous article FOTO/ Tërbohet Marina Fara, nxjer të PASMET jashtë dhe nuk i vjen fare TURP

g.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT