E diela ka qënë gjithnjë ditë pushimi sa I përket çështjeve politike ndonëse sot ndodhi krejt e kundërta.
Edhe pse Presidenti ka pasur kohë gjatë gjithë javës apo edhe muajit, u zgjodh pikërisht paraditja e sotme dita për tu takuar me banorët e Unazës së Re që mbushin muajt në protestë.
Pikërisht këtu filloi edhe “trazimi” I së dielës së sotme, kur me një deklaratë tejet të shtjelluar, Presidenti Meta deklaroi se projekti I Unazës duhet të anulohet një minutë e më parë.
Por ku “fut ujë” qendrimi I Ilir Metës?
E para që kuptohet është se deklarata nuk është aspak institucionale por politike, duke lënë në “on hold” pozicionin e Presidentit e duke veshur mantelin e opozitës që prej kohësh duket se e admiron prej së largu.
“Presidenti i Republikës, vlerëson se kjo sjellje e institucioneve publike për mosdhënien e informacionit të kërkuar nga Kreu i Shtetit është jashtë çdo llogjike normale të funksionimit të institucioneve shtetërore në një vend demokratik.”
E dyta, është se takimi I Presidentit me banorët ka përfunduar rreth orës 12, ndërsa deklarata është bërë për 1 orë. Kjo e fundit me rreshta pambarim, duket thuajse e pamundur në kohë fizike të realizohet, gjithmonë nëse ka nisur të bëhet pas takimit me banorët.
I përgatitur më parë?!
E treta që bie në sy është se në dhjetor, gjatë një interviste Presidenti dukej fare i qetë kur deklaronte se banorët meritojnë zgjidhje të drejtë. Sot, reagimi I tij tregon për të kundërtën.
E fundit, e ndoshta edhe më kryesorja lidhet me faktin se sot data shënon 3 dhjetor, dhe sa më pranë 16 shkurtit të bëhet një debat I tillë aq më mirë duket situata për opozitën e “bashkuar” në të cilen bën pjesë sigurisht, edhe bashkeshortja e tij, Monika Kryemadhi.
Kur loja e dekreteve mbaron, taktika kthehet tek një çështje që nuk ka lindur sot, as dje por tre muaj më parë.
E gjitha kjo sa I afrohet gjithnjë e më shumë asaj që Edi Rama vetëm pak më parë deklaroi, se Presidenti po sillet vërtet si drejtuesi më serioz i opozitës.
Përgatiti: AlpeNews.al



