• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DRITËHIJET E “DËSHMITARIT X”/ Mashtrimet seriale që rrëzojnë audiopërgjimin
Home
Shqipëri

DRITËHIJET E “DËSHMITARIT X”/ Mashtrimet seriale që rrëzojnë audiopërgjimin

17 May, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Një spirale gënjeshtrash të vërtetuara vendosin në pikëpyetje të thellë besueshmërinë e “superdëshmitarit X”, personit të reklamuar ditën e sotme nga Partia Demokratike si njeriu kyç në demaskimin e lidhjeve kriminale të vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Albert Veliu, 51 vjeç, pretendon se gjatë karrierës së tij kriminale, e cila e dërgoi atë pas hekurave për disa vite në Itali, ka pasur kontakte të afërta me Agron Xhafajn.

Megjithatë, dosja penale e Veliut, e siguruar nga “Report TV” tregon se ai ka gënjyer në lidhje me vitin e arrestimit, vitin e burgimit, sasinë dhe tipin e lëndës narkotike me të cilën është kapur, si dhe disa detaje të tjera që e bëjnë atë një dëshmitar jokredibël.

Ndërkohë, dëshmia e sotme, ka ngritur një varg dyshimesh të reja. Pikë kryesore në ngritjen e kësaj mjegullnaje, përveç shkëputjeve teknike të videos që ngrenë dyshimin e arsyeshëm për një montim, është fakti që ai nuk jep asnjë detaj konkret me mënyrën e administrimit të kësaj prove.

Gjithashtu, “superdëshmitari” nuk ishte në gjendje të hidhte dritë mbi një numër problemesh të tjera të lindura me të ashtuquajturin audiopërgjim, mbi të cilën opozita ka montuar kauzën e saj të re anti-qeveritare.

Pyetja e parë. Albert Veliu, në një moment të dëshmisë së tij thotë se i ka kërkuar Agron Xhafajt të marrë përsipër një transport droge, por këtë nuk e ka bërë me qëllim për të transportuar me vërte lëndën narkotike, por “për ti provuar zemrën”.

Nëse është e vërtetë, përse në pjesën e parë të përgjimit dëgjohet vetëm zëri i Veliut, përderisa ata kanë bashkëbiseduar midis tyre?

Ku e gjeti Albert Veliu audiopërgjimin, meqënëse ai gjatë intervistës deklaron se ai vetë e ka çuar tek selia e Partisë Demokratike? Minimumi që dëshmitari duhet të kishte deklaruar, duhet të ishte vendi, rrethanat dhe momenti i realizimit të këtij përgjimi, por kjo nuk ka ndodhur.

Pyetja e dytë, kush e ka përgatitur Albert Veliun, për përgjigjet që ka dhënë nga selia e PD dje, meqënëse vetë ai pranon se ndodhej në selinë e PD gjatë intervistës?

Një tjetër pyetje e ligjshme është nëse janë koordinuar dëshmitë e Salianjit, Bardhit dhe Albibeajt me dëshminë e Veliut. Nëse është kështu, a është kjo një prishje e provave, një ndërhyrje e paligjshme e kësaj force politike tek dëshmitari i pretenduar i një vepre penale?

Dhe një tjetër pyetje kyçe, në këtë skenar të paqartë është se përse nuk janë paraqitur në Prokurori përfaqësuesit e thirrut të Partisë Demokratike për të zbardhur një orë e më parë këtë ngjarje? Përse këto prova po përdoren vetëm për qëllime politike, por nuk po i vendosen në dispozicion drejtësisë?

Në mungesë të këtyre përgjigjeve, ajo që mbetet e qartë është që Partia Demokratike ka vendosur të përdorë një person me një dosje të pasur kriminale, për qëllimin e vetëm të bllokimit të negociatave të anëtarësimit, një muaj përpara se vendet anëtare të Bashkimit Europian të marrin vendimin e tyre.

Ekziston gjithashtu një tjetër provë që të shtyn të besosh në këtë skenar.

Menjëherë sapo u publikuan lajmet e para mbi përfshirjen e Agron Xhafajt në trafikun e drogës, për më tepër një lajm i njohur që nga viti 2002, Partia Demokratike u tregua e shpejtë për të dërguar në formën e një “breaking news”, një komunikatë në të gjithë ambasadat dhe kancelaritë europiane.

Por, përderisa dëshmitari i vetëm i kësaj çështje ishte në duart e PD, përse demokratët nuk pritën deri në publikimin e dëshmisë së tij?

Përballë dyshimeve të besueshmërisë së këtij individi, duket se kjo ka qenë një zgjedhje strategjike nga ana e Partisë Demokratike, e cila ka preferuar që të bëjë të njohur dosjen e akuzave, përpara se të provohet se elementë të shumtë të asaj dosje janë të trilluara, ose në rastin më të mirë, të pabesueshme. /Lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Iker Casillas: Do të luajë edhe për një sezon…
Previous article Marina Fara bën rrëfimin emocionues: Jetoj me gjysmë zemre, gjysmën tjetër e ke ti

F.autor

Postime të ngjashme

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura Aktualitet

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura

VRASJE NË KORÇË/ Të shtëna me kallash në lagjen 14, dyshohet për një viktimë Aktualitet

VRASJE NË KORÇË/ Të shtëna me kallash në lagjen 14, dyshohet për një viktimë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT