I dënuari me burg përjetë për vrasjen e 4 policëve në Durrës, Dritan Dajti mësohet se është transportuar mbrëmjen e kaluar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.
Ai vuan dënimin me burg në Peqin, por për shkak të gjendjes së tij të rënduar, ai është sjellë në kryeqytet nën masa të rrepta sigurie.
Kjo nuk është hera e parë që Dajti lëvizet nga burgu. Në shkurt të këtij vitti, pas infektimit me covid, ai u shoqërua me masa të rrepta sigurie drejt infektivit në QSUT.
Edhe në nëntor të 2020, Dritan Dajti ka qenë në spital ku ka hequr një gur në veshka.
Dritan Dajti, akuzohet për vrasjen e oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009.


