Mbresa nga Librazhdi-
Ishtë vjeshtë e dytë e këtij moti…!
Lule,sa shumë lule kishte atë ditë,dhe Tetori ishte në fund të tij.
Lule nga të gjitha ngjyrat, madje edhe nga kopshtijet, që hepohen në këtë stinë nga hurmat, mollët dhe ftonjtë. Kishte shumë diell,shumë shkëlqim, aq sa dyshoje në çfarë stine jetoje.Por, kishte edhe lule të tjera krejt të veçanta, që i gjen rrallë,në formën e shpirtit dhe ngjyrën e zemrës. Ishin atje në qytetin e vogël e të bukur të Librazhdit, ku Shkumbini hidhte nota të reja në pentagramin e qytetit për të shoqëruar hapat e njerëzve të mblidheshin në një sallë, që papritur u bë pesëfish më e madhe nga prania e tyre dhe e dashamirësisë!
Si një familje e kam parë unë qytetin tim,si një shtëpi ku ndihesh vetja,ku ndihesh e lirshme dhe bën ç’ka don, se është jotja,sepse ti je aty prej vitesh po ashtu dhe qyteti sepse,ka një arkitekt si Kastriot Gurra, që më shumë se kryebashkiak është një qytetar, që e do qytetin e tij dhe kujdeset për ta bërë më të bukur. Te bukur edhe si ky aktivitet letrar. Ja, është pak a shume si dashuria e poetit për fjalën, apo e kompozitorit për notën dhe muzikën.
Atje u linda, u shkollova, u martova, linda vajzën, u shërbeva pacientëve për gati dy dekada…kam varrin e tim Ati dhe të gjyshërve të mi. Aty , më lidhin njëmijë fije të padukshme dhe të dukshme…!
Dikur Shkumbinit, ia degjoja rrjedhën si fërshëllimën e një djaloshi duke vrapuar shelgjnajave dhe rrapeve, pastaj rrjedha e tij mu bë si muzikë ku unë zgjidhja notat, dhe ndërtova një varg,dy,tre, një poezi, dy , tetë, dhjetë, një libër, dy,tre,katër…
Shkumbini ishte po ai, por kishin ndryshuar ndijimet e mia për të.
Oktavët e tij ishin kthyer në suport për melodinë e rrugëve të qytetit tim…!
Ku më mirë se në këtë vend mund të festohet Lindja e një Sonate? Kur ke aty Beatriçen, Poeten, Përkthyesen, gruan e bukur e miken e mirë, Demirin, Gazetarin dhe Shkrimtarin e talentuar, Naimin, kompozitorin, që di të luajë me notën dhe me fjalën mjeshtërisht, Skënderin profesorin e përkushtuar dhe të respektuar të qytetit tonë, çdo gjë merr vlere…!
Kur ke aty Xhelalin, që vjen nga Rrogozhina dhe Samiun nga Durrësi të dy Poetë dhe Miq të mirë, Artanin poetin nga Elbasani, Bardhën poeten nga Librazhdi, çdo gjë bëhet e bukur!
Po si mund të mos dëshiroje të ishe aty, bashkë me një plejadë mësuesesh të nderuara që më edukuan mua e brezin tim,na rritën, na bënë këta që jemi;
Kur ke Buqen e qeshur e të mirë, drejtore e Kulturës në Bashki, e cila u kujdes vetë edhe për detaje,Zysh Klarën,ish mësuesen time dhe Drejtoreshë aktuale e gjimnazit të qytetit, Zysh Lumen, Mirën dhe Nilën, punonjëset e bibliotekës, Miken e dashur të fëmijërise dhe kolegen time, Majlinden, miket e gjimnazit, Mirsien, Ilirin, Nilën, Tashën, Shpresen, zysh Zyranë e dashur, që me ka dhënë letërsi në gjimnaz, Zysh Dolën, Zelën, Valin, zysh Lirien, zysh Hamiden. Kisha farmacistet e miket e mia, Vjollcën, Nailen, Lahen, Doktoreshë Natashën…!
Anila violinistja e talentuar e qytetit tonë i dha tjeter atmosferë dhe ngrohtësi fjalës, ndërsa Gita solli këngën dhe ritmin aq bukur. Lira dhe Flora të qeshura, mësuese të qytetit që i perkasin një Brezi tjetër, më të ri, Mexhiti ish mësues dhe poet,Olën e pasionuar,mësuesen e re të letersisë..!Doniken, që di të dalë mbi dhimbjet dhe të ishte aty,Ajsin e vogël bukuroshe dhe mamanë e saj,Aldën dhe Mirën,ish komshijet e mia të dashura.
Nje staf i tërë i Pallatit Të Kulturës ”Sadi Halili” Arianitin, Gimin, Samiun, Çimin, Aldon, Filen… që ishin prezentë me mendime dhe punë.Kisha Motrën time, Brunën që kordinoi aktivitetin, vajzat e gjimnazit,që sollen një kolazh me poezitë e mia…!
Në këtë pallat kulture, isha ngjitur qysh fëmijë siç tha dhe motra ime Bruna, që në shkollë 8-vjeçare si recituese, prezantuese e festivalit për fëmijë, të asaj kohe,dhe aktivitetet e mia vazhduan aty, der në mbarim të gjimnazit…
Ndërsa tani shkoja ndryshe, me libra dhe me një Sonatë…!
Një “Sonatë ..”me këngë dashurie, për qytetin,rrugicat,fjongot e gëzimit të fëmijëve, shëtitjet mbrëmësore të të moshuarve, për yjet, që i rrinë mbi supe qytetit dhe ëndrrat u ruan njerëzve në gjumë,për pallatin e fëmijërise,Tim Atë,Zemrën e Nënës…!
Miqtë vazhdonin flisnin me dashamirësi, ndërsa mua me dukej se poezitë u bënë njerëz e morën frymë, ndërsa Sopoti i moçëm, zbriti aty në atë kuvendim,dhe qyteti mori erën e trëndelinës së fushave dhe livadheve.
Sytë e familjes i kisha aty.
S’kish më bukur!
E gjitha kjo, i ngjante një poemë, që luhej në kokën time duke udhëtuar me plazmën e duke u kthyer në një emocion të papërsëritshem