Kryeministri Edi Rama u shpreh nga foltorja e Kuvendit se cështja e hapjes së negociatave nuk lidhet më me kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria, pasi e ka bërë një gjë të tillë, por problemet e brendshme të vendeve anëtare, konkretisht Holandës.
Të dy jemi të revoltuar po ke adresën e gabuar. I the ministres së Financave, që a ka fuqi të kontrollojë disa, se s’po ti jap me emra. Unë po të them që ajo i ka kontrolluar që të gjithë. Nuk bën vaki askund, që njerëz të zgjedhur të shfrytëzojnë foltoren që të hedhin nëpër gojë për njerëzit që merren me biznes. Ama të them se nuk ka zero kompani dhe zero që nuk kontrollohet. Disa kohë më parë, janë çuar në prokurori kompani të mëdha, me miliona e miliona e miliona euro të grabitura duke shmangur TVSH. Ku janë? Janë aty ku ishin para se të kontrolloheshin sepse KÇK iu mori kafenë dhe i lëshoi. Unë për këtë fola. Është kollaj të thuash, KÇK është aty e këtu, por s’jemi të gjithë njësoj. Përpjekja për t’i bërë njësoj është që thuash unë i zi jam por po i bëj të gjithë njësoj. S’jemi ëngjëj dhe djajë, por po flas për një organizatë kriminale që ka imunitet kushtetues. Për organizatën kriminale të prokurorëve dhe gjyqtarëve që e dinë që s’do kalojnë Vettingun. Ai rast që solla këtu është një nga qindra rastet që solla këtu. Ai vërtet ishte drejtor Hipoteke, por ishte drejtor që s’iu përkul krimit. Po të kishte plot të tillë s’do ishim këtu ku jemi. E vërtetë është që kështu na thanë dhe kështu thamë. Bëni këtë këtë këtë se do t’ju hapen negociatat. Dhe shumë mirë bëmë se e bëmë për veten tonë. Çdo gjë që bëmë e bëmë për fëmijët tanë. S’flasim në emër të Gjermanisë por në emër të Shqipërisë Evropiane. S’thashë që s’hapen negociatat, ia kam lenë presidentit dhe të tjerëve. Që Bundestagu s’votoi për hapjen e negociatave, por për çfarë votoi? Për kopshtin Botanik? Dhe s’thashë unë këtu që eja të bëjmë Vetting tjetër, se Vettingu është shumë në rregull. Thashë diçka tjetër… A ka ku të rrijë që ne mblidhemi ne këtu, përfaqësojmë popullin sovran dhe pavarësisht asaj që themi dhe bëjmë ne, prokurorë dhe gjykatës të këtij vendi e nisin ditën duke grabitur dhe dhunuar. Duke poshtëruar njerëz që kanë votuar që ne të vijmë këtu? Futi në burg thotë ajo. Pa lidhje fare… Futi në burg. Ne mund t’i biem shkurt. Ne mund të bëjmë ligje, mund të bëjmë reforma. Të mbështesim pa kushte Reformën në Drejtësi. Por s’fusim njerëz në burgje. Se përndryshe bie sistemi. Ama… s’mjaftohemi me kaq me KCK, me të fortët që vijnë vërdallë dhe bëjnë ligjin mbi ligjin duke thënë të presim procesin. Ju mbase mjaftoheni, unë vetë personalisht jo. S’jam shumë i zoti të di linjën e konventave evropiane, por jam i tronditur me ato që dëgjoj, më duket kot fare që të dal këtu pas atyre që dëgjoj atje. Të marrim masë ekstreme, saç është ekstreme ajo që bëjnë ata. Ata kriminelë, cfarë është ai gjyqtar që liron burrin që dy ditë më parë rrahu gruan? Është kriminel…vetëm kaq është një kriminel. Po të ishte ajo gruaja e njohura juaj? Do mbanit një fjalim emocional si ky imi, pa asnjë vlerë, duke mos bërë kapërcimin e fundit historik me këta palaco në prokurori, gjykatë dhe rrugë. Duhet të jemi tani, se do e marrim edhe mbështetjen, nga populli as diskutohet, por edhe nga partnerët. S’mund të pres unë që ai krimineli që i jep urdhër mbrojtjeje burrit që ka bërë gruan gjysmë njeriun, të iki nga Vettingu, që kapa ca kapa, s’jam më i interesuar, po bëhem avokat.