• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DREJTORI I RI I GARDËS/ Bardhi: Zgjedhja e paracaktuar, të ngrihet Komision Etike
Home
Politikë

DREJTORI I RI I GARDËS/ Bardhi: Zgjedhja e paracaktuar, të ngrihet Komision Etike

12 September, 2024 s.autor Politikë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka kryer vepër penale për zgjedhjen e drejtorit të ri të Gardës së Republikës.

Bardhi u shpreh se në mars të 2023 deputetët e mazhorancës u detyruan të votonin ndryshimet në ligjin për Gardën , ndërsa drejtori u zgjodh me porosi, si investim i një oligarku që në shkurt të 2024-ës.

“Në 10 shtator 2024 ministri i ri i brendshëm njoftoi se pas një konkurrimi na zgjodhi drejtorin e ri të gardës së republikës. Ky drejtor ishte zgjedhur para ndryshimeve në ligjin për gardën e republikës që u miratua nga ky parlament.
Për ju korrupsioni politik nuk është procedurë. Në mars 2023 në këtë sallë kur miratoheshin ndryshimet në kriteret për gardën, votuat sipas vullnetit të Ramës dhe 6 muaj më pas emri për të cilin ju thamë se po ndryshonit ligjin, u zgjodh me konkurs të hapur. Atë jua thamë ne.

Nuk ka akt më korruptiv që të detyroni deputetët për të votuar një ligj të porositur. Ky është korrupsion, është vepër e pastër penale.

Ju do duhet të ngrini komision etike për të ditur kush e solli ligjin në Kuvend, kush i detyroi deputetët të votonin një emër që Rama e firmosi në shtator të 2024, në fakt e zgjodhi si investim i një oligarku që në shkurt 2024”, deklaroi Bardhi ndërsa kërkoi ngritjen e Komisionit të Etikës për të hetuar ndryshimet në ligj dhe zgjedhjen e drejtorit të ri të Gardës së Republikës.

“Detyroi deputetët të votonin dhe më pas bëri sikur ndoqi procedurën. Ligjet me porosi janë kthyer në traditë dhe normalitet për këtë mazhorancë. Në përputhje me Kodin e Etikës të ngrini Komision Etike dhe të hetoni si erdhi ligji”, u shpreh Bardhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DIL TË SQAROHEMI"/ Detaje nga përplasja me armë në Laprakë, Elvis dhe Mario Nela u konfliktuan edhe në Gjermani, ja SHKAKU
Previous article MBETJET TOKSIKE/ Rama i përgjigjet Bardhit: Goja e tellallit është hapur si dritarja 7-penxherëshe e katit të 8

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT