• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 May, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

29 May, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DREJTONTE AUTMJETIN NË GJENDJE TË DEHUR/ Arrestohet 26-vjeçari. Uniformat blu i gjejnë në makinë maskë dhe shkop metalik si të policisë
Home
Aktualitet
Kronikë

DREJTONTE AUTMJETIN NË GJENDJE TË DEHUR/ Arrestohet 26-vjeçari. Uniformat blu i gjejnë në makinë maskë dhe shkop metalik si të policisë

26 March, 2023 shqipe.autor Aktualitet, Kronikë

Një 26-vjeçar me iniciale A.H. është vënë në prangat e policisë gjatë natës pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin pa patentë.

Gjatë kontrollit në makinë policia i ka gjetur maskë e shkop metalik si të Policisë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve te ftohta”.

Njoftimi i policisë

Qarkullonte me automjet, pa leje drejtimi dhe mbante në makinë maskë e shkop metalik si të Policisë, vihet në pranga 26-vjeçari.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” (Seksioni i Shigjetave), në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të kontrolleve me përzgjedhje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me automjet pa leje drejtimi dhe që mbante sende të kundraligjshme në automjet, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij dhe në rrugën “Njazi Meka”, kanë konstatuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar.

Gjatë kontrollit rezultoi se drejtuesi i automjetit shtetasi A. H., 26 vjeç, banues në Babrru, drejtonte automjetin pa leje drejtimi, pasi ajo i ishte hequr përfundimisht dhe drejtuesi i automejtit duhet të rifutej në kurs, për tu ripajisur me leje drejtimi.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një maskë të zezë dhe një shkop metalik si ato të Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve te ftohta”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 14 MAJI/ PD e Alibeajt ende pa vendim, zbardhen debatet në Kryesi
Previous article AKSIDENT TE MBIKALIMI I PLEPAVE NË DURRËS/ Përplasen dy makina, tre të plagosur

shqipe.autor

Postime të ngjashme

DEFENDER 23/ Mbi 600 forca shqiptare pjesë e stërvitjes së përbashkët, NATO u beson drejtimin e një Task-Forcë Aktualitet

DEFENDER 23/ Mbi 600 forca shqiptare pjesë e stërvitjes së përbashkët, NATO u beson drejtimin e një Task-Forcë

FAMILJA E DENONCOI TË ZHDUKUR/ 29-vjeçari gjendet i groposur në një plantacion kanabisi në Spanjë! Nëna mes lotësh: Ende nuk e besoj... Aktualitet

FAMILJA E DENONCOI TË ZHDUKUR/ 29-vjeçari gjendet i groposur në një plantacion kanabisi në Spanjë! Nëna mes lotësh: Ende nuk e besoj...

E PËSON I RIU/ Tentoi të udhëtonte drejt Francës me pasaportë dhe kartë identiteti false, pranga shqiptar në Itali Aktualitet

E PËSON I RIU/ Tentoi të udhëtonte drejt Francës me pasaportë dhe kartë identiteti false, pranga shqiptar në Itali

Facebook Comments

EDMOND LAÇI/ Kinë, semafor për devetë në shkretëtirë Blog

EDMOND LAÇI/ Kinë, semafor për devetë në shkretëtirë

EDUARD ZALOSHNJA/ Rreth 42% e zgjedhësve në lista janë në emigracion Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rreth 42% e zgjedhësve në lista janë në emigracion

FRROK ÇUPI/ Ku ra PD, në Tiranë apo në Uashington? Blog

FRROK ÇUPI/ Ku ra PD, në Tiranë apo në Uashington?

EDMOND LAÇI/ Disa orë “perandor” në perandorinë e çajit Blog

EDMOND LAÇI/ Disa orë “perandor” në perandorinë e çajit

LUTFI DERVISHI/ 10 arsye pse nuk duhen ftuar palaçot në televizion Blog

LUTFI DERVISHI/ 10 arsye pse nuk duhen ftuar palaçot në televizion

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT