• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DREJTËSIA NË MAQEDONI/ Prokuroria Speciale vazhdon “gjahun” ndaj ish-zyrtarëve të korruptuar
Home
Rajon

DREJTËSIA NË MAQEDONI/ Prokuroria Speciale vazhdon “gjahun” ndaj ish-zyrtarëve të korruptuar

14 October, 2018 k.autor Rajon

Ish-kryeministri Georgievski ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë Speciale për korrupsion.

Pretendimet e Speciales bazohen në një bisedë telefonike, ku bëhet e ditur se njëri nga pjesëmarrësit në këtë bisedë ka ndryshuar të paktën tre herë deklaratën në Prokurori.

Georgievski mund të mos paditet pasi vepra konsiderohet si e vjetruar.

Ndërkohë, ish kryeministri tjetër Nikolla Gruevski ka ironizuar hetimin e ri duke thënë se “nëse nuk e përmend emrin tim, Prokuroria Speciale nuk e sheh si mjaft tërheqëse lëndën që e punon”.

Partia VMRO-DPMNE, lider i së cilës në vitin 2001 ishte Ljubço Georgievski dhe Nikolla Gruevski ministër i Financave, hetimin e prokurorisë e quajti “përndjekje politike”.

Sipas opozitës, qeveria përmes prokurorisë speciale merret me rastet e para 15 vjetëve, ndërsa hesht para dyshimet për krime të qeverisë aktuale.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, ndaj të cilit po ashtu kanë nisur hetime për keqpërdorim të detyrës kur ishte ministër i shëndetësisë në qeverisjen e BDI-në me VMRO-së, ka dorëzuar në prokurori fakte me të cilat siç tha “dëshmohet pafajësia e tij”.

“Sipas meje, ky rast është qartësuar dhe së shpejti pres edhe të mbyllet. Nga ana e përfaqësuesve të Prokurorisë speciale, mora sigurinë dhe qasjen pozitive se materialet e marra paraqesin kontribut të rëndësishëm për hetimin, dhe fitova bindjen se, në një afat të përshtatshëm kohor, hetimi do të rrumbullakohet, me çka, unë jam i bindur se do të konfirmohet, se nuk ka asnjë punë të paligjshme, dhe se kjo do të ndihmojë që përfundimisht të ndërpriten të gjitha spekulimet që u shfaqën në publik, që para se të fillonte hetimi”, ka deklaruar ai.

Osmani po hetohet për keqpërdorim në rastin e një tenderi për investimet në spitalet e vendit.

Sipas Prokurorisë Speciale Publike, të akuzuarit dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me rreth 80 milionë euro në këtë rast, por edhe në pesë të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA SPANJA/ Ofertë monstruoze për yllin e Real Madrid
Previous article PRAPASKENAT E SHITJES SË TELEKOM ALBANIA/ Ja pretendentët kryesorë për ta blerë

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor Rajon

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT