• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DREJTËSIA ËSHTË SELEKTIVE”/ Yuri Kim-Fevziut: A mendoje se Saimir Tahiri do të futej në burg?
Home
Politikë

“DREJTËSIA ËSHTË SELEKTIVE”/ Yuri Kim-Fevziut: A mendoje se Saimir Tahiri do të futej në burg?

29 September, 2022 F.autor Politikë

Ambasadorja Yuri Kim u shpreh këtë të enjte në emisionin “Opinion” se Reforma në Drejtësi po jep rezultate. Ajo u shpreh se kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi. Si shembull sjell Saimir Tahirin për të cilin tha se askush nuk e mendonte se do të shkonte në burg.

Ambasadorja Yuri Kim: Po. Dhe kjo vërtet që do t’i godasë kriminelët tek xhepi i tyre ku ka vërtet vlerë. Nga viti 2021, numri i hetimeve që SPAK ka bërë me vendet e BE-së është më shumë se dyfishuar. Më shumë se dyfish edhe me ne. Tani do të kemi Agjencinë e Ligjzbatimit për Drogën që do ngrejë një prani në Shqipëri. Dhe, kjo është me shumë rëndësi. Më lejo t’i kthehem pikës tuaj fillestare për mosmarrjen me njerëzit që janë në pushtet…

Blendi Fevziu: Drejtësi selektive. Ju mund…

Ambasadorja Yuri Kim: Kur ka qenë hera e fundit, kur ka qenë hera e fundit Blendi kur dy ministra, dy ministra të fuqishëm, të partisë në pushtet, menjëherë pasi kanë lënë zyrën, kur ka qenë hera e fundit kur dy ministra janë futur në burg? A mendoje se Saimir Tahiri do të futej në burg? E vëmë me bast, nuk e mendoje. Jam e sigurtë se pjesa më e madhe e njerëzve mendonin, ja një person që kurrë nuk do të dalë përpara drejtësisë sepse është i fuqishëm. Ja një person që është i mbrojtur. Apo jo? Asaj kohe pandëshkueshmërie po i vjen fundi. E njëjta gjë tregohet në përcaktimet tona në mbarë botën. Prandaj ideja që kjo drejtësi është selektive, mendoj se pasqyron padurimin dhe dëshirën për të parë drejtësi…

Blendi Fevziu: …më të fortë…

Ambasadorja Yuri Kim: …të ecë më shpejt. Mendoj se ka një lidhje të ngushtë…

Blendi Fevziu: Gjëja më e rëndësishme në rastet është që…

Ambasadorja Yuri Kim: …duhet të kesh rezultate, apo jo? E di çfarë kam vënë re në studimin tim të ndjekjeve penale dhe drejtësisë në Shqipëri? Kam parë se ka pasur shumë ndjekje penale të hapura përpara Reformës në Drejtësi, pak përpara se të ngrihej SPAK, çdo vit, prokuroria e veçantë, këtu, atje, kudo hapte shumë çështje…

Ambasadorja Yuri Kim: Kush shkoi në burg? Cili ministër u fut në burg?

Blendi Fevziu: Shumë, shumë pak njerëz? Po. Zyrtarë, jo ministra.

Ambasadorja Yuri Kim: Jo shumë pak njerëz. Asnjëherë ndonjë ministër nuk është futur në burg.  Asnjëherë.

Blendi Fevziu: Ka qenë një, mendoj, në 2014.

Ambasadorja Yuri Kim: Oh, vërtet?  Dakord. Por është shumë e rrallë.

Ambasadorja Yuri Kim: Dhe mendoj se po shohim SPAK të japë rezultate. Prandaj mendoj se, nëse do të isha qytetare shqiptare, edhe unë do të kisha padurim. Por edhe nuk do të humbisja besimin, sepse po ecën përpara./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Putin përgatitet të shpallë aneksimin e rajoneve të Ukrainës, Zelensky mbledh me urgjencë shefat e sigurisë
Previous article KRIZA ENERGJITIKE/ Yuri Kim: Falë kompanive amerikane, Shqipëria është disa hapa para të tjerëve

F.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT