• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DREJTËSIA E RE/ KLGj krijon arkivin e gjyqtarëve, dosje me foto dhe dokumente
Home
Aktualitet
Drejtësi

DREJTËSIA E RE/ KLGj krijon arkivin e gjyqtarëve, dosje me foto dhe dokumente

28 July, 2019 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Të dhënat personale, ato familjare, të karrierës, masat ndëshkuese, sjellja dhe etika, rezultatet e punës, lejet e marra për çdo gjyqtar do të jenë në një dosje fizike dhe kopje elektronike të cilën do ta mbajë Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Me një vendim të KLGJ, kopje e të cilit i është përcjellë, çdo gjyqtari do t’i mblidhen këto të dhëna për tu bërë pjesë e dosjes personale.

Regjistri i dosjeve për është një bazë unike e të dhënave profesionale dhe personale të gjyqtarëve, që plotësohet mbi bazën e dosjes personale të çdo gjyqtari, shprehet KLGj në vendimin e saj.

Në regjistrin e gjyqtarëve administrohen të dhënat e mëposhtme: emri, mbiemri; datëlindja; vendlindja; vendbanimi; arsimimi; kualifikimet dhe trajnimet; pjesëmarrja në aktivitete shkencore; përvoja profesionale; data e emërimit dhe lëvizjet brenda dhe jashtë sistemit gjyqësor; vlerësimet e etikës dhe veprimtarisë profesionale; masat disiplinore.

Pjesë e këtyre të dhënave që gjyqtarët do të deklarojnë për KLGJ janë edhe familja e fëmijët ku kërkohet: emrin e mbiemrin e bashkëshortit/es ose bashkëjetuesit/es; atësinë e bashkëshortit/es ose bashkëjetuesit/es; profesionin e bashkëshortit/es ose bashkëjetuesit/es, emrin e mbiemrin e fëmijëve; profesionin e fëmijëve.

Në dosjen e tyre gjyqtarët duhet të deklarojnë dhe lejet që kanë përfituar si pasojë e ligjit për statusin e gjyqtarit e prokurorit si dhe lejet që ata kërkojnë përgjatë ushtrimit të detyrë.

Ndërsa si pjesë e arkivës së etikës personale e profesionale gjyqtarët duhet të deklarojnë dhe nëse ndaj tyre ka pasur masa administrative apo procedime penale ndaj tyre dhe cfarë është vendosur.

Dosja personale e gjyqtarit merr një numër identifikimi të veçantë dhe krijohet që nga momenti i emërimit. Për gjyqtarët që vijnë nga Shkolla e Magjistraturës, dosja personale krijohet mbi bazën e dosjes së përcjellë prej saj. Për gjyqtarët e tjerë, dosja personale krijohet mbi bazën e dosjes së emërimit.

Këto të dhëna që janë pjesë e dosjes personale të gjyqtarit administrohet dhe përditësohet në mënyrë të vazhdueshme, në format shkresor dhe elektronik, nga njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KEMI LUFTUAR QË..."/ Robert Ndrenika: Kam dashur gjithnjë të ndërtohet teatër i ri e bashkëkohor në Tiranë
Previous article DE UNAMUNO/ Një shkrimtar mes Zotit dhe filozofisë

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT