Dayli Mail shkruan se varrimi për presidentin e vrarë të Haitit, Jovenel Moise u shoqërua me armë zjarri nga protestuesit, pasi ata brohoritën” Drejtësi! Drejtësi” mes trazirave të shkaktuara nga vrasja dy javë më parë.
Delegacioni amerikan u detyrua të largohej ndërsa të shtënat u regjistruan rreth shtëpisë së familjes së ish-presidentit. Vejusha Martine bëri thirrje për ‘Drejtësi!’, teksa u drejtua drejt arkivolit të burrit të saj, duke ngjitur shkallët dhe duke ndaluar para tij.
Krahu i saj i djathtë ishte i fashuar, prandaj ajo vuri krahun e saj të majtë në arkivol dhe pastaj e solli atë në zemrën e saj ndërsa qëndronte atje në heshtje. Sytë e saj u mbushën me lot ndërsa tre fëmijët u bashkuan me të.


