• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DREJT PËRFUNDIMIT VAKSINIMI I TË MOSHUARVE/ Mjekja: Skeptikët që e refuzuan, tani kërkojnë vaksinën
Home
Sociale

DREJT PËRFUNDIMIT VAKSINIMI I TË MOSHUARVE/ Mjekja: Skeptikët që e refuzuan, tani kërkojnë vaksinën

15 April, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Vaksinimi i moshave +70 dhe +80 vjeç thuajse është ezauruar. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.3 në Tiranë, Bruna Shiroka tregon se kanë mbetur vetëm personat që e kanë kaluar tani afër COVID-19.

“Kemi patur fluks të pa menduar fillimisht të pacientëve, të grupmoshave të përcaktuara, pra duke filluar me grupmoshat e mëdha në fillim +90 vjeç që mbaruan shumë shpejtë, patëm grupmoshat +80 që jemi thuajse në fund, grupmoshat +70 që po ashtu janë pothuajse të ezauruara. Mund të them që listat janë thuajse të mbyllura për këto dy grupmosha. Pa u vaksinuar kanë mbetur vetëm personat të cilët e kanë kaluar sëmundjen në mënyrë natyrale dhe ky kalim ka qenë i vonshëm, shumë pranë kohës në të cilën jemi tani”-u shpreh mjekja.

Ata qytetarë që në fillim refuzuan vaksinës, tashmë po ndryshojnë mendjen thotë mjekja dhe po rikthehen për tu bërë pjesë e procesit.

“Sidomos në grupmoshat e mëdha fillimisht u paragjykua në një pjesë, vaksina u refuzua por shohim rëndom që këta pacientë që kanë refuzuar tashmë po kthehen po e kërkojnë ta kryejnë vaksinën dhe realisht janë shumë, pjesa refuzuese e fillimit po rikthehen fuqishëm për të kapur kohën e humbur nga momenti kur janë ftuar për tu vaksinuar”-tha mjekja.

Nga vaksinimet e kryera deri më tani efektet anësore kanë qenë minimale.

“Në pacientët që kanë kryer këtë vaksinë simptomatikat kanë qenë të lehta ose fare, pra mund të them një gjendje me një subfrebilitet të lehtë ose jo, me një dhimbje të lehtë ose jo në vendin e kryerjes së vaksinës, një klinikë që mund të ketë zgjatur një ose maksimumi dy ditë por nuk kemi patur asnjë efekt anësor afatgjatë apo afatshkurtër. Sigurisht kemi bërë dhe vaksinimin e kategorive të pamundura fizikisht për të ardhur në qendër apo në pikën e vaksinimit në shesh, organizohet çdo ditë”-shpjegoi mjekja.

Në dy çadrat e ngritura në sheshin “Skënderbej” vijon vaksinimi i moshave +65 vjeç ndërsa për moshat +60 përparësi kanë ata me sëmundje kronike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IRONIZON BASHËN/ Rama: Rrapushi i ri i veshur dhe i zbukuruar si dhëndër, Meta e Berisha shkesët
Previous article E BUJSHME/ 7 klubet e Serisë A kërkojnë largimin e presidentit të federates italiane, ja arsyeja...

s.autor

Postime të ngjashme

NIS PROTESTA NË TIRANË/ Qytetarët i vendosin flakën koshave tek Ministria e Arsimit Aktualitet

NIS PROTESTA NË TIRANË/ Qytetarët i vendosin flakën koshave tek Ministria e Arsimit

E PËSON KEQ/ Iu gjetën 15 kg drogë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ Iu gjetën 15 kg drogë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR THUMANË-FUSHË KRUJË/ 65-vjeçari përplaset për vdekje nga “Benz”-i në sy të bashkëshortes Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR THUMANË-FUSHË KRUJË/ 65-vjeçari përplaset për vdekje nga “Benz”-i në sy të bashkëshortes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT