• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DRAFTI I PS PËR HAPJEN E LISTAVE 100%/ Gjiknuri: PD të bëjë ndryshime, vetëm për pikat që s’biem dakord të shkohet te ODIHR
Home
Politikë

DRAFTI I PS PËR HAPJEN E LISTAVE 100%/ Gjiknuri: PD të bëjë ndryshime, vetëm për pikat që s’biem dakord të shkohet te ODIHR

18 September, 2020 Delo.autor Politikë

Një artificë proceduriale, e ka quajtur përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, teksa tha se është i hapur për ndryshime lidhur me drafin e publikuar sot nga PS.

I ftuar në emisionin “Repolitix” me gazetaren Anduela Ndreu, Gjiknuri ftoi PD që të bënte fillimisht propozime konkrete, ndryshime lidhur me ato propozime të PS, dhe vetëm atëherë për pikat që nuk gjejnë dot marrëveshjen, t’i drejtohen ODIHR, kërkesë kjo e artikuluar së fundmi nga opozita jashtëparlamentare.

“Në mungesë të propozimit të PD, nisur nga mbledhja e fundit se si mund të realizoheshin ndryshimet kushtetuese, një arteficë proceduriale pa pasur një çështje në tavolinë. ODIHR ndërhyrë vetëm kur ka një draft konkret, se si qëndrojnë ato në përputhje me rekomandimet e OSBE. Nuk shkohet me çështje abstrakte.

Kërkesa e PS më duket një qasje politike për të krijuar në alibi që të fajësojë mazhorancën. Nuk është normale. E para në marrëveshje, te ODIRH shkohet me një draft ligjor, nuk po shkon te këshilli i pleqësisë se kam mosmarrëveshje me krushkun. PD nëse nuk i pëlqen drafti jonë, të vijë me propozime konkrete, ta përmirësojë atë dhe për mosmarrëveshjet t’ia adresojmë ODIHR, PD të mos vijë me kushte, por me propozime. Në tryezat e kaluara PD ka ardhur me propozime, i kemi thënë pas diskutimeve që t’i cojmë te ODIHR PD ka qenë kundër, sidomos për çështjen e administratës, se ata thanë nuk ndërhyn kur ka debate politike. Nuk mund të interpretojë ODIHR Kushtetutën”, tha Gjiknuri.

I gjithë procesi, për Gjiknurin, duhet të mbyllet deri në fund të shtatorit.

“Po pres të bëjnë komente në draftin tonë humbën një javë kohë vetëm duke çuar letra dhe nga ana tjetër nuk kanë sjellë propozime konkrete. Me 30 shtator duhet të kemi draftin për të çuar në Komisionin e Ligjeve për ta miratuar”, shtoi Gjiknuri.

Teksa nga opozita jashtëparlamentare, përfshirë edhe deputeten Rudina Hajdari, drafti i PS-së është interpretuar si hapa pas, për Gjiknuri ai është një propozim për lista 100% të hapura, teksa ka shpjeguar me detaje pikat kryesore.

“Ky propozim adreson të gjitha kërkesat që kanë mendimet kushtetuese, përcakton pragjet zgjedhore kombëtare, që do të thotë përfitohen mandate kur ka marrë 3% të votave në shkallë kombëtare. PD nuk ka hall të koalicionet, ata kërkojnë taktikën elektorale që ka qenë në formulimin e vjetër para se të ndryshimet Kushtetuta dhe të hapen lista, partitë mund të garojë me kandidatë e tyre të grupuara në një koalicion. PD sebep për krizë. Me këtë propozim, zgjedhësi ka të drejtë dy vota, një për partinë dhe një votë për individin, dhe ka një mekanizëm që rirenditje e partisë e bën zgjedhësi, ku garantohet ruajtja e barazitë gjinore, që do të thotë një grua zëvendësohet me një grua, dhe rirenditen kandidatët më shumë vota.

Lista ka një renditje, të gjithë vendet që kanë listat e hapura, kanë një renditje, ndërsa elektoratit i jepet mundësia që ta ndryshojë. Le të bëjmë këtë hap të parë.  Janë të hapura 100% që garanton se zgjidhe ato që kanë peshë elektorale. pse e humbi mandatin PDIU në 2017 se s’kapën pragun”, përfundoi Gjiknuri në studion e Report TV.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR NË VEND/ Flakë në pyllin e Hidrovorit në Novoselë, digjen sipërfaqe me pisha
Previous article SONDAZHI/ Bie besimi, 49% e amerikanëve nuk do ta bënin vaksinën e koronavirusit

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT