• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOZA E TRETË E VAKSINËS/ OBSH thirrje: Duhet kohë pasi disa vende vetëm 1% ose 2% e popullsisë është vaksinuar
Home
Nderkombetare

DOZA E TRETË E VAKSINËS/ OBSH thirrje: Duhet kohë pasi disa vende vetëm 1% ose 2% e popullsisë është vaksinuar

24 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve që të vonojnë administrimin e injeksioneve përforcuese për të paktën dy muaj, për t’u dhënë kohë vendeve me doza të pakëta të vaksinave që të sigurojnë më shumë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u tha gazetarëve gjatë një vizite në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, se përparësi duhet t’i jepet rritjes së normave të vaksinimit në vendet ku vetëm 1% ose 2% e popullsisë është vaksinuar.

Zoti Ghebreyesus gjithashtu vuri në dyshim dobinë e vaksinave përforcuese, duke thënë se “ekziston një debat nëse vaksinat përforcuese kanë ndonjë efektshmëri”.

Hungaria u bë vendi i parë në Bashkimin Evropian që ofroi vaksina përforcuese dhe iu bashkua një numri në rritje të vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, që kanë filluar të ofrojnë ose po planifikojnë të ofrojnë doza të treta për popullsinë e tyre.

OBSH-ja tha javën e kaluar se nuk beson se të dhënat aktuale mbështesin nevojën për doza përforcuese ndaj COVID-19-ës.

Në Shtetet e Bashkuara, më shumë rajone dhe organizata thanë të hënën se do të kërkojnë dëshmi të vaksinimit, pas njoftimit se vaksina e koronavirusit e kompanisë Pfizer mori miratimin e plotë të qeverisë federale.

Zyrtarët e Luizianës thanë se nëpunësve civilë do t’u kërkohej të vaksinoheshin ose të përballeshin me testime të rregullta, ndërsa universitetet në këtë shtet thanë se do të fillonin të urdhëronin vaksinimet për studentët.

Pentagoni tha të hënën se po përgatitet të lëshojë udhëzime për të kërkuar vaksinimin, tani që vaksina Pfizer është miratuar plotësisht. Departamenti i Mbrojtjes kishte thënë më parë se vaksinat do të ishin të detyrueshme deri në mes të shtatorit ose menjëherë pas miratimit nga FDA-ja (Administrata e Ushqimit dhe Barnave).

Zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut thanë të hënën se i gjithë stafi i shkollave publike, përfshirë mësuesit, duhet të vaksinohen dhe se nuk do të kenë më mundësi që t’i nënshtrohen testimit javor për koronavirusin, në vend që të vaksinohen./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NË LUSHNJE/ Viktima në tavolinë vetëm me kunatin, të tjerët ishin klientë të rastësishëm në lokal (DETAJET)
Previous article PRESIONI I AFATIT/ SHBA, Franca dhe Gjermania rrisin mundësitë për të vijuar evakuimin pas 31 gushtit, Biden vendos në 24 orët e ardhshme

Delo.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT