• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOVRANI SFIDON METËN/ Përshpejton procedurat për zgjedhjen e kandidatëve për Kushtetuesen, brenda korrikut emrat në Presidencë e Kuvend
Home
Politikë

DOVRANI SFIDON METËN/ Përshpejton procedurat për zgjedhjen e kandidatëve për Kushtetuesen, brenda korrikut emrat në Presidencë e Kuvend

10 June, 2020 s.autor Politikë

Pavarësisht tentativave të vazhdueshme për t’i hequr nga duart kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi , Ardian Dvorani emrat e rinj për Gjykatën Kushtetuese , presidenti duket se ka dështuar .

Ilir Meta ka intensifikuar kohët e fundit tentativat për të shkarkuar zotin Dvorani nga KED , por ditën e djeshme është bërë e qartë se edhe tre emrat që do të emërohen nga Presidenca dhe Kuvendi do të jenë sërish në dorë të tij . Kjo gjë është bërë dje e ditur nga vetë Dvorani gjatë mbledhje së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian , i cili sfidoi presidentin Meta , ndërsa zbuloi se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të përshpejtojë procedurat për zgjedhjen e kandidatëve për Kushtetuese . Sipas tij , brenda korrikut emrat e kandidatëve do të jenë në Presidencë dhe Kuvend .

” KED do të mblidhet pas disa ditësh dhe do të shqyrtojë procedurat për 2 kandidatët që janë në proces për të gjitha vendet vakante , ashtu sikurse është edhe në planin për të cilin ne kemi folur nëse do të kemi tre kandidatë të lejuar për kandidim , atëherë duke llogaritur edhe periudhën e parashikuar nga ligji për ankimimin e kandidatëve do të kemi mundësi që brenda muajit korrik do të mund të kemi mundësi që të bëjmë vlerësimin dhe t’i përcjellim Presidentit të Republikës dy listat për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese Është edhe një vend i tretë vakant për të cilin është Presidenti i Republikës organ emërtese , për të cilin është punuar , por është vonuar pikërisht për shkak të situatës së pandemisë së Covid – 19 dhe ardhjes së informacioneve nga subjekte dhe institucioneve . Megjithatë , situata është përmirësuar ndjeshëm dhe për këtë vend vakant ka ardhur informacioni , ku parashikojmë që brenda muajit korrik të bëjmë renditjen dhe t’ia përcjellim listën presidentit ” , deklaroi Dvorani .

Më tej , zoti Dvorani theksoi se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet pavarësisht vendimit që do të japë KLGJ për fatin e tij si anëtar i Gjykatës së Lartë .

” KLGJ do të vendoset se funksioni im si anëtar i Gjykatës së Lartë ka përfunduar nga data 15 mars 2020 . Kjo është një situatë që e ka penguar mbledhjen e KED dhe me aq sa jam vënë në dijeni sot që duhet t’ju vë në dijeni edhe juve që Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të marrë edhe një vendim për këtë çështje , situata menjëherë pas këtij vendimi dhe në çfarëdo lloj vendimi që të marrë KLGJ , Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet dhe të shqyrtojë procedurat për 2 kandidatët ” , nënvizoi Dvorani .

Megjithatë , plotësimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është vetëm në axhendën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi , por edhe në axhendën e qeverisë shqiptare , të cilës i është vënë kusht nga Brukseli që deri në tetor të ketë plotësuar me 6 anëtarë Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë , si dhe të ketë përzgjedhur kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe anëtarëve të saj . Madje , në planin e hartuar në një dokument me 15 pika nga qeveria shqiptare , të cilat duhet të përmbushen deri në Konferencën e Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian është edhe plotësimi i SPAK me 15 anëtarë .

“ Miratimi i reformës zgjedhore ; Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese ; Funksionimi i Gjykatës së Lartë ; Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti korrupsionit / Funksionimi i SPAK ; Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar , në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar ; Ulje e numrit të azilkërkuesve , ku një nga masat është bashkëpunimi me Holandën , Francën , BM , Gjermaninë , Italinë , Irlandën . Vazhdimi i Zbatimit të Planit Ndërinstitucional të Veprimit për
parandalimin e azilkërkimit të qytetarëve shqiptarë në vendet e Schengen – it ” , thuhet në dokumentin me 15 pika të hartuar nga Këshilli Kombëtar i Integrimit . Pra , duket qartë që kemi koordinim mes institucioneve për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese .

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI DO TË FUNKSIONOJNË URBANET? Gonxhe: Biletat nuk rriten, nëse ka përdorim masiv shtojmë mjetet
Previous article COVID-19/ Merkel dhe Macron letër në BE: Të përgatitemi për valën e dytë të pandemisë

s.autor

Postime të ngjashme

HABIT RAMA/ Vendos foto profili flamingot, pas protestave të vazhdueshme Politikë

HABIT RAMA/ Vendos foto profili flamingot, pas protestave të vazhdueshme

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri Politikë

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë Politikë

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT