• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Merkel dhe Macron letër në BE: Të përgatitemi për valën e dytë të pandemisë
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Merkel dhe Macron letër në BE: Të përgatitemi për valën e dytë të pandemisë

10 June, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti Francez Emmanuel Macron përmes një letre të nënshkruar nga qeveritë e Danimarkës, Polonisë, Spanjës dhe Belgjikës, i kanë kërkuar Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen që BE duhet të përgatitet për valën e dytë të mundshme të pandemisë nga koronavirusi.

Në tekst argumentohet se dinamika e koronavirusit ka ngritur dyshime mbi përgatitjen e BE për pandemitë në tërësi dhe thekson nevojën për një qasje të përbashkët evropiane” në mënyrë që kontinenti “të jetë i përgatitur për një valë të dytë të koronavirusit dhe krizës pandemike në të ardhmen “.

Sipas tyre, “Zgjidhjet do të kërkojnë investime në politikën industriale evropiane, kërkimin shkencor, dixhitalizimin dhe financimet. Shkurt, forcim i rezistencës së BE-së, duke filluar nga fakti për të siguruar ” furnizim të mjaftueshëm” të veshjeve mbrojtëse, ilaçeve thelbësore dhe vaksinave.

Letra gjithashtu synon të forcojë Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Përhapjen e Sëmundjeve (ECDC) dhe Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile.

Letra gjithashtu argumenton se është “jetike” të rritet kërkimi dhe zhvillimi i vaksinave. “Zhvillimi i një vaksine,” thuhet në tekst, “është detyrë e madhe dhe e shtrenjtë”, dhe se “një strategji e zakonshme evropiane ka vlerë të madhe të shtuar”.

Gjashtë vendet gjithashtu kërkojnë nga BE të “gjejë partnerë të rinj tregtarë” për “të ulur varësinë nga zinxhirët e furnizimit nga vendet individuale”. Një referencë kjo e qartë për Kinën dhe pengesat në furnizimin me maska ​​gjatë Covid-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOVRANI SFIDON METËN/ Përshpejton procedurat për zgjedhjen e kandidatëve për Kushtetuesen, brenda korrikut emrat në Presidencë e Kuvend
Previous article PËRVJETORI I LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT/ Ruçi: Lidhja, model patriotizmi, shtetformimi dhe kohezioni kombëtar

s.autor

Postime të ngjashme

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT