• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSSIER/ U gjet i vrarë në vilën e tij në 1975, fotot e panjohura të kreut të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës Ndue Marashi
Home
Dossier

DOSSIER/ U gjet i vrarë në vilën e tij në 1975, fotot e panjohura të kreut të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës Ndue Marashi

17 December, 2020 s.autor Dossier

Publikohen ekskluzivish disa foto të rralla të ish-Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, Ndue Marashi dhe të familjes së tij. Në dy nga fotot, që i përkasin vitit 1974, Ndue Marashi (në funksionin e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, ku shërbeu nga viti 1970 deri në 1975-ën), duket pranë Enver Hoxhës dhe udhëheqjes së lartë komuniste të kohës, (Byroja Politike), duke diskutuar për maketin e qëndrës së Tiranës.

Ndërsa në fotot e tjera që publikohen për herë të parë, Ndue Marashi është me bashkëshorten e tij Françeska dhe dy djemtë e tyre, Gjovalinin dhe Vlashin, gjatë një dreke familjare të zhvilluar në vilën e tyre në Tiranë. Po kështu, shihet qartë dhe prania e ish eksponentit të lartë të Ministrisë së Punëve të Brëndshme, Mark Dodani, i cili, për një kohë të gjatë ka qënë një nga miqtë më të ngushtë të kësaj familjeje.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345678PreviousNext
Sipas dëshmive të familjarëve të tij, shenjat e para të goditjes ndaj Ndue Marashit, u vunë re në banketin zyrtar të zhvilluar në hotel “Dajti”, për nder të Princit të Kamboxhias, Samde Norodom Sihanouk, ku kryeministri Mehmet Shehu, ndërsa ishte duke tokur gotat me të pranishmit, nuk pranoi ta bënte atë gjë me Nduen, të cilit i tha: “Me ty do kemi i punë…”!

Disa orë më vonë, në rrethana tepër të dyshimta bashkëshortja e tij, Françeska, do të goditej në rrugë, me mjete të forta në kokë, nga disa persona të paidentifikuar. Sipas dëshmisë së djalit të tij, organet e ruajtjes së rendit, nuk do të ndërmerrnin asnjë masë për zbardhjen e këtij incidenti të rëndë!

Ndue Marashi, do të raportohej zyrtarisht i vetëvrarë në datën 17 dhjetor të vitit 1975, por në fakt, vdekja e tij “aksidentale” kishte ndodhur 24 orë më parë në datën 16 dhjetor! Djali i tij, Gjovalin Marashi, ka rrëfyer për Memorie.al se i vëllai i vogël i tij Vlashi, kishte parë dy civilë të panjohur të cilët kishin dalë me vrap nga oborri i rezidencës së tyre (një vilë dykatëshe e ndodhur në rrugën “Haxhi Sina”, (pas Shkollës së Kuqe) dhe që ishin larguar me një motorr, në drejtim të paditur…?!

Ata ishin sinjalizuar nga një grua e paidentifikuar, e cila sipas dëshmisë, kishte qëndruar përpara lagjes ku banonte familja Marashi. Menjëherë në vëndngjarje do të mbërrinin forca të shumta policie të kryesuara nga Drejtori dhe Zv/Drejtori i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme të Tiranës, përkatësisht Nusret Dautaj dhe Zef Loka. Autoritetet e kohës, do ta “mbyllnin menjëherë” çështjen e “vetëvrasjes” së Ndues, duke e konsideruar atë si “aksidentale”!

Të nesërmen, regjimi komunist nxorri një komunikatë “për përdorim të brendshëm”, ku thuhej se ish-Kryetari Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, Ndue Marashi, vrau veten si “armik të partisë dhe popullit”, sepse kishte qënë i lidhur me sabotimin ekonomik që i’u bë rrethit të Tiranës në Baldushk dhe Shëngjergj. Pas kësaj, familja e tyre do të internohej në Tapizë të Krujës, nga ku do të ktheheshin në Tiranë vetëm pas vitit 1990.

Ironikisht, gjashtë vjet më vonë, afërsisht të njëjtën datë, njeriu i hekurt i regjimit komunist, që kishte inicuar fillimin e sulmeve ndaj tij, kryeministri Mehmet Shehu, do të “vetëvritej po në rrethana aksidentale”, në ambjentet e vilës së tij, duke u gdhirë 18 dhjetori i vitit 1981!/Memorie.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJA HORROR NË ITALI/ Ditën që djali lirohet nga burgu për drogë, zhduket çifti Pasho nga Vlora. I riu ende në arrati
Previous article COVID-19/ 5 mite të rrezikshme për vaksinat, që s’duhet t’i besoni

s.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se... Dossier

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se...

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova... Dossier

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova...

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit... Dossier

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT