• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSJET E ISH SIGURIMIT/ Rama për PD: Duhet ta kishin “kalë beteje”, por bënë rezistencë. I vetmi vend në 2013 që…
Home
Politikë

DOSJET E ISH SIGURIMIT/ Rama për PD: Duhet ta kishin “kalë beteje”, por bënë rezistencë. I vetmi vend në 2013 që…

30 August, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Në lulishten pranë Kryeministrisë është hapur ekspozita “Sigurimi në fjalët e veta” ku përmes dokumenteve do të dalë në dritë një pjesë e historisë së viktimave të diktaturës.

I pranishëm në çeljen e këtij aktiviteti ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se deri në vitin 2013 Shqipëria ishte i vetmi vend së bashku me Rusinë që nuk kishte ndërmarrë asnjë nismë për të zbardhur dokumentacionin e persekutimeve të periudhës së errët.

Rama sulmoi edhe Partinë Demokratike, kur në vitin 2015 bënë rezistencë për miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve të komunizmit.

“Shqipëria ishte i vetmi vend në 2013 së bashku me Rusinë që nuk kishte bërë asnjë hap për të hedhur dritë mbi dokumentacionin dhe faktet që lidheshin me persekutimin.

Miratimi i ligjit ndodhi 2 vite më vonë dhe çuditërisht edhe në atë rast pati rezistencë nga ata të cilët duhet ta kishin këtë projekt “kalin e tyre të betejës” për një Shqipëri më të drejtë dhe të gatshme për t’u ballafaquar me të kaluarën dhe nga ana tjetër asgjë nuk bënë realisht.

Sepse edhe hapësira të tjera të krijuara i përkasin pikërisht një kohe shumë më të vonë se sa mundësia për t’u vënë në dispozicion të publikut. Shumë nga objekte të rëndësishme për muzeologjinë e asaj periudhe janë zhdukur, janë vjedhur, janë çuar për skrap, janë shitur si metal, ndërkohë që sot ne kemi disa hapësira në të cilat muzeun e gjeti në Tiranë që është ai më i strukturuari dhe që ka si rezidencë vendin ku për disa dekada përgjoheshin të tjerët, është vlerësuar botërisht”, tha ndër të tjera Kryeministri Rama.

Ndërkohë, kreu i qeverisë sqaroi se një pjesë e të dënuarve politikë dhe që janë gjallë kanë marrë dëmshpërblimin:

“Besoj se mund të jemi krenar për faktin që së paku të gjithë atyre që vuajtën ferrin e burgjeve të komunizmit dhe janë ende gjallë, ja u kemi shlyer plotësisht detyrimin e marrë përsipër nga shteti në formën e dëmshpërblimit.

Ndërkohë që ata të cilët kanë pasur punë të rënda, problematika që ka të bëjë me pensionin është një problematikë sa absurde por aq edhe e lidhur me aspektet e ligjit. Shpresoj që do të marrë rrugë edhe kjo”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Sulm me thikë në stacionin e metrosë në Londër. PLAGOSEN rëndë 5 të rinj, mes tyre edhe...
Previous article FOTOLAJM/ Të strehuar tek Qyteti i studentit, ja çfarë bëjnë fëmijët AFGANË

F.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë Aktualitet

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT