• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA/ Prokuroria e Durrësit kërkon sekuestrimin e 448 mijë metra katrorë, ishin shtet u tjetëruan i mori privati
Home
Breaking News

DOSJA/ Prokuroria e Durrësit kërkon sekuestrimin e 448 mijë metra katrorë, ishin shtet u tjetëruan i mori privati

12 April, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kërkon sekuestrim e 20 pasurive, në total 448.000m2 të cilat deri në vitin 2018 kanë qenë në pronësi të shtetit dhe janë tjetërsuar në mënyrë të kundraligjshme.

Njoftimi i Prokurorise

Nga hetimet e prokurorisë, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se nga ana e personave të ndryshëm, me anë të dokumentacioneve të falsifikuara si dhe punonjësve të ASHK-së, janë kryer veprime/mosveprime të cilat kanë sjellë tjetërsimin e 448,000 m2 tokë nga pasuri e në pronësi të shtetit shqiptar në pasuri të individëve. Nisur nga ky fakt, ka dyshime se nga ana e personave akoma të paidentifikuar janë konsumuar veprat penale të parashikuara nga nenet 143/3 e 25, 186, 248, 287 dhe 287/b të K.Penal duke sjellë pasoja të rënda, pra tjetërsimin e një sipërfaqe toke në total prej 448,000 m2, e cila ndodhet në Zonën Kadastrale nr.8517, Durrës.

Në këto kushte, duke qenë se bëhet fjalë për objekte të cilat mund të vijojnë të tjetërsohen, për të parandaluar pasojat e tjera të mundshme që mund të vijnë nga shitja e tyre ose dhe kryerjes së veprave të tjera penale, nga ana e organit procedues vleresohet se duhet të vendoset sekuestro preventive mbi pronat e mëposhtme. Sipas prokurorisë, disponimi i lirë i këtyre pasurive, mundet që të rëndojë apo të zgjasë më tepër pasojat e veprës penale apo mundet që të lehtësojë kryerjen e veprave të tjera penale.

 

Për këtë arsye, u kërkua caktimi i masës së sigurimit personal pasuror sekuestro preventive pasi gjykata pranoi kërkesat e prokurorisë mbi pasuritë e paluajtshme përkatësisht:

 

1.                     Pasuria nr.67/5, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 38, Sip.20,000 m2 ;.

2.                     Pasuria nr.67/6, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 39, Sip.16,000 m2 ;

3.                     Pasuria nr.67/7, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 40, Sip.12,000 m2 ;

4.                     Pasuria nr.67/8, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 41, Sip.24,000 m2 ;

5.                     Pasuria nr.24/4, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 42, Sip.16,000 m2 ;

6.                     Pasuria nr.24/5, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 43, Sip.16,000 m2 ;

7.                     Pasuria nr.24/6, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 44, Sip.13,000 m2 ;

8.                     Pasuria nr.24/7, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 45, Sip.12,000 m2 +57,000 m2 ;

9.                     Pasuria nr.67/9, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 46, Sip.16,000 m2 ;

10.                 Pasuria nr.13/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 47, Sip.47,000 m2 ;

11.                 Pasuria nr.13/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 48, Sip.28,000 m2 ;

12.                 Pasuria nr.23/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 49, Sip.19,000 m2 ;

13.                 Pasuria nr.23/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 50, Sip.19,000 m2 ;

14.                 Pasuria nr.35/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 51, Sip.17,000 m2 ;

15.                 Pasuria nr.35/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 52, Sip.16,000 m2 ;

16.                 Pasuria nr.45/1, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 53, Sip.15,000 m2 ;

17.                 Pasuria nr.45/2, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 54, Sip.20,000 m2 ;

18.                 Pasuria nr.45/3, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 55, Sip.15,000 m2 ;

19.                 Pasuria nr.69/35, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 56, Sip.25,000 m2; dhe

20.                 Pasuria nr.69/36, ZK 8517, arë, Vol.13, fq 57, Sip.25,000 m2.

 

Nisur në sa më lart, organi procedues ka proceduar me rregjistrimin e emrave si përsona nën hetim dhe konkretisht për punonjësit e ASHK Durrës, shtetasit L. K si zv/drejtor dhe juristët A. K. dhe M.Z. me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë si pasojë fillimisht krijimin e lehtësirave e më pas tjetërsimin e plotë të këtyre pasurive. Konkretisht shtetasja A.K. duke kryer veprime si juriste në ASHK Durrës për “pasurinë” e shtetasit L. Xh. i ka hapur rrugë së pari konfirmimit të rregjistrimit me fallsifikim të kësaj prone dhe së dyti krijimit të kushteve për tjetërsimin e saj sikurse dhe ndodhu realisht vetëm pas pak ditësh nga veprimet e saj. Ndërsa shtetasit M.Z. dhe zv/drejtuesi L.K. dukshëm me veprimet e tyre kanë lejuar tjetërsimin e mëtejshëm të pronës. Rezulton se ata nuk kanë respektuar hallkat e përcaktuara administrative, duke përjashtuar të paktën përgjegjësen e zonës dhe drejtuesin e ASHK nga kontrolli i praktikave të sipërcituara.

 

Me veprimet e tyre këta punonjës të shtetit duke shpërdoruar detyrën kanë sjellë si pasojë zhveshjen nga pronësia e këtyre sipërfaqeve toke që i përksinin shtetit shqiptar dhe kalimin e tyre personave pa të drejtë.

Nisur nga sa më lart, gjykata pranoi kërkesën e pprokurorisë dhe vendosi:

 

1.                        Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit L.Xh. i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

2.                        Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetases M.Xh, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

3.                        Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit K. Xh., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

4.                        Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Gj.N., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

5.                        Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit D.T., i dënuar, ID nr.G31031047U, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

6.                        Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Ë.T. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

7.                        Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit K. T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

8.                        Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Sh.T. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

9.                        Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetases Sh.V. e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

10.                    Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetases B.B., e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b e 25 të Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

11.                    Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit K.K., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

12.                     Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Ardit Kërtusha, I biri I Islam dhe I Merita, I dtl.12.01.1991, lindur në Durrës dhe banues në Lagja nr.15, Rruga “Aleksandër Goga” Durrës, me shtetësi Shqiptare, me arsim të lartë, gjendje familjare I martuar, gjendje gjyqësore I padënuar, ID nr.J10112072A, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

13.                     Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit O.Xh. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” të parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

14.                    Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetases A.K. e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi I Detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, 2 (dy) herë në muaj, të henën e parë dhe të tretë të çdo muaji në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

15.                     Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit M.Z., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi I Detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

16.                     Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit L.K. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi I Detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTYHET SEANCA PËR SALIANJIN NË APEL/ Zbulohet arsyeja
Previous article KOPJOI TË DHËNAT E TIMS/ Ervin Muça paraqitet në gjykatë: Jam i pafajshëm...

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT