• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA/ Polici Altin Morina pjesë e grupit të trafikut të drogës u shërbente me aksesin në të dhënat e policisë! Kërkoi…
Home
Breaking News

DOSJA/ Polici Altin Morina pjesë e grupit të trafikut të drogës u shërbente me aksesin në të dhënat e policisë! Kërkoi…

24 May, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish efektivi i forcave RENEA, pjesën e vet në trafikun ndërkombëtar të drogës e kishte të lidhur me një emër shumë të njohur të krimit, Ekil Ndërnjakun. Të dy, thotë SPAK në dosjen e operacionit ‘Ura’, është e qartë që janë pjesë e një grupit të strukturuar kriminal, që merreshin kryesisht me transportin e hashashit drejt Italisë.
Lëndën narkotike e gjenin nga vende të ndryshme të Evropës, deri në Spanjë dhe Gjermani.

EkilNdërnjaku: Ka kamiona nga Spanja? Ne Transporti na duhet rregullisht…të na thotë ai sa merr për kile, në fusim minimumi 150 kile bar e çokollat

Altin Morina: Ok, që ta dij dhe unë se ku e ka transportin për përgjithmonë.

Në SkyEcc në shtator 2020, Altin Morina del në një episod tjetër se e kishte gjetur një kontakt në Gjermani.

Altin Morina: Fola pak me një shok në Gjermani, ka bërë një dalje

Ekil Ndërnjaku: S’e di nigjojm një herë ccmimet, që të folim me robt

Deri në Ekuador arrinin lidhjet e ish efektivit Altin Morina për të bërë trafik droge.

Altin Morina: Më shkrujti një shok që e kam në Ekuador

Ekil Ndërnjaku: Shok flasim nga afër

Në celular Morina dhe Ndërnjaku shkëmbenin edhe foto të kokainës apo marijuanës.

Aksesin që Morina kishte në policinë e shtetit, ortaku i tij në trafik e kërkonte edhe për shërbime të rëndësishme. Në një rast Ndërnjaku e pyet për një person me emrin L. Dosku, vëllai i një trafikanti që i kishte marrë drogë në Spanjë.

Për këtë thotë SPAK Morina jo vetëm që u konsultua me të dhënat e sistemeve të uniformave blu, por madje i kërkoi informacione edhe ish drejtorit të përgjithshëm të Policisë Gledis Nano, por emri nuk dilte në sistem.

Një tjetër episod edhe më flagrant është kur një person i paidentifikuar më 24 shtator 2024 i kërkon Ekil Ndërnjakut që të ndërhynte në një raport mjekoligjor për t’i prishur gjilpërën një pistolete të sekuestruar. Arma ishte e një personi shumë të njohur të krimit, Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekiçi, i cili ishte arrestuar i armatosur në Durrës. Vetë Ndërnjaku nderin ia beson efektivit të atëhershëm Altin Morina.

Ekil Ndërnjaku: Shok, me tpyt, a kemi nj nje me rregulla atje në Tiranë . Kanë kap një shok me arm, dhe t’ia rregullojmë gjilponën.

Altin Morina: Kur e kanë kap…po po e marr vesh kush është

Ekil Ndërnjaku: Mond Çekiçi

Vetë Altin Morina, që si polici ishte betuar të forconte zbatimin e ligjit, përfshirjen në kultivim dhe trafik droge nuk e ka për herë të parë. Një muaj më parë ai u prangos pasi në akudër të operacionin ‘revanshi’ akuzohet se ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivim kanabisi në Nikël dhe Tapizë të Krujës.  Në mars 2023, ai u kap në makinë me 113 mijë euro, por u liruar një muaj më vonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THEU MASËN E SIGURISË "ARREST ME BURG"/ Goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, vihet në pranga 28-vjeçari (EMRI)
Previous article NAPOLI SHPALLET KAMPIONI I ITALISË/ Dy gola ndaj Kaljarit i vendosin vulën mrekullisë së Kontes

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT