• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA/ Përgjimet që fundosën kultivuesit e drogës në Krujë: Mos fol me telefon se ju ha dreqi…
Home
Breaking News

DOSJA/ Përgjimet që fundosën kultivuesit e drogës në Krujë: Mos fol me telefon se ju ha dreqi…

27 May, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme masat e sigurisë për 8 të arrestuarit dy ditë më parë në kuadër të operacionit “Radio-ndërlidhja” ku u goditën dy grupe kriminale që kultivonin bimë narkotike në fshatrat e Krujës me qëllim hedhjen më pas në treg të saj, duke filluar nga viti 2020 e në vijim.

Për 73-vjeçarin Skënder Velja është caktuar masa “arrest shtëpie”, ndërsa 7 të tjerët: Lavdërim (Lulzim) Alimani, 33 vjeç; Saba Shehi, 48 vjeç; Vait Taka, 55 vjeç; Asim Pulaci, 52 vjeç; Xhemal Zogu, 38 vjeç; Shkëlqim Ismaili, 50 vjeç dhe Ahmet Pulaci, 67 vjeç, kanë ngelur në qeli ku iu është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Vazhdojnë të jenë ende në kërkim shtetasit: Bujar Sefa (Xaka), 36 vjeç; Armand Dërvishi, 33 vjeç; Edison Xaka, 20 vjeç; Agron Asllanaj, 42 vjeç dhe Haxhi Murati, 68 vjeç.

ABC News siguron dosjen hetimore të kultivuesve të drogës në Krujë. Referuar dosjes, kultivuesit komunikonin me radio ‘Walky-Talky’, nga frika e përgjimeve të telefonëve celularë.

Nga hetimi trevjeçar, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në njësinë administrative Cudhi, bashkia Krujë, si dhe kanë shitur sasi të konsidueshme lënde narkotike cannabis sativa.

Të dhëna të dala nga përgjimi i komunikimeve në radiot Walky-talky.

Nga komunikimet e zhvilluara mes shtetasve Bujar Sefa, Lavderim (alias Lulzim) Alimani, Asim Pulaci, Edison Xaka, Xhemal Zogu konstatohet lirshmeria ne te folur, duke menduar se nuk mund te ishin te vezhguar/përgjuar nga organet ligizbatuese, prej nga kuptoime dhe aktivititetin e tyre ne kultivimin e bimëve narkotike. Po ashtu, biseduesit tregojnë kujdes të vazhdueshëm me qëllim që në komunikimet mes tyre tëmos bëhen asnjeherë nepërmjet telefonatave të thjeshta, por vetëm me aplikacionet me internet si dhe me ane te radios, per te mos u kapur nga ndonjë përgjim i mundshëm, lidhur me aktivitetin e tyre te paligjshëm kriminal në fushën e narkotikëve.

Nga komunikimet e zhvilluara mes bashkëbiseduesve, sipas bisedës së interceptuar më date 01.09.2020, identifikohet vendi ku personi nën hetim Bujar Sefa (subjekti A), ka bërë karikimin e radios dhe evidentohet porosia që ky i fundit, i jep shtetasit te dyshuar si Xhemal Zogu për të mbajtur vazhdimisht nën monitorim parcelat e mbjella me bimë narkotike dhe interesohet nëse punonjësit e policisë kanë bërë apo jo prerje të tyre.

Konstatohet kujdesi i vazhdueshëm që tregojnë bashkëbiseduesit me qëllim që komunikimet mes tyre të mos bëhen asnjëherë përmes telefonatave të thjeshta, por vetëm me aplikacionet me internet si dhe me anë të radios, për të mos u kapur nga ndonje pergiim i mundshëm, lidhur me aktivitetin e tyre te paligishëm kriminal në fushën e narkotikëve që po zhvillojnë:

Pjesë nga përgjimet: (A: personi nën hetim Bujar Sefa B: personi nen hetim Xhemal Zogu)
A- Jam tu kariku 20 minuta telefonin ke karburanti Ram Vulges’ n’ Noj?
B- Mire mire
A-Interesohu hap syt, pash kret e familjes, rri sa ma afer bimeve ta di, mos t’merren me rob tu fol kot.
B – Po unë te bej mesazh ne telefon a nai gjo?
A – Po ca mesazh o burr po ke radion, se citu jam ke karburanti Ram Vulges. Ti vec mjep, shef bimet e veç m ‘jep ok, a i kane pre a si kane pre, cita du prei teje.
B – Ne rregull jane o Bujar thjesht jane ne rregull. A – …Ska per ti pre kush ma per Zotin…… Folni njehere me Ismetin?, folni njehere.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DRAMË GJERMANE"/ Borussia Dortmund ia fal titullin Bayern Munchen-it, ‘grerëzat’ barazojnë në ndeshjen e fundit
Previous article PJESË E BIG BROTHER VIP 3? Ledri Vula na e zbulon që tani nëse do e pranojë apo refuzojë ftesën

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

TRAGJIKE/ Ishte duke punuar në arë me babanë, hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat Aktualitet

TRAGJIKE/ Ishte duke punuar në arë me babanë, hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat

EMRI/ I dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT