• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSJA KENNEDY/ Festat e shthurura dhe konspiracionet e vdekjes
Home
Jetë

DOSJA KENNEDY/ Festat e shthurura dhe konspiracionet e vdekjes

28 October, 2017 Redaktor2 Jetë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pranuar kërkesën e CIA-s për të vonuar publikimin e të gjitha materialeve që kanë lidhje me vrasjen e Presidentit John Kennedy në vitin 1963, për shkaqe të sigurisë kombëtare.

Trump ka miratuar publikimin e 2800 materialeve të hetimit, por shumë agjenci donin akoma të ruanin disa sekrete nga ngjarja e 54 viteve më parë. Trump miratoi publikimin e dokumenteve për të respektuar një afat ligjor 25- vjeçar. Pjesa tjetër e dokumenteve do të publikohen pas një periudhe gjashtëmujore. Dokumente që më parë ishin të klasifikuara, kanë zbuluar disa gjëra interesante për publikun. Ka dosje që përmbajnë materiale të paverifikuara inteligjence. Për shembull, FBI-ja ishte e shqetësuar për teori konspirative. Drejtori i FBI-së, J. Edgar Hoover, ka shprehur shqetësime mbi konspiracionet. Ai ka thënë se duhej publikuar diçka në mënyrë që publiku të bindej se Oswald ishte vrasësi i vërtetë.

Nga dokumentet e zbuluara u më- sua se Oswald kishte kontaktuar me një zyrtar të KGB-së. Një memo nga CIA, bazuar në një telefonatë të përgjuar, sugjeronte se Oswald ka folur me një oficer të KGB-së në Ambasadën Ruse në Meksiko Siti. Ai kishte kontaktuar më 28 shtator 1963 Valeriy Vladimirovich Kostikov, një oficer i identifikuar i KGB-së ruse, i cili punonte për një departament përgjegjës për sabotimet dhe vrasjet.

Lee Harvey Oswald, i cili qëlloi dhe vrau Presidentin Kennedy, u arrestua dhe u akuzua. Por dy ditë më pas ai u vra në bodrumin e departamentit të Policisë në Dallas nga Jack Ruby, një pronar lokali nate. Në një memo shkruhej se FBI-ja e kishte paralajmëruar Policinë e Dallasit për një kërcënim që ishte bërë ndaj Oswald. Vdekja e Presidentit Kennedy ndikoi në të gjithë botën. Edhe rusët u trembën nga ajo çka mund të ndodhte me një SHBA pa president. Sipas një dokumenti, rusët kishin frikë se pa lidership, ndonjë gjeneral i papërgjegjshëm në SHBA mund të hidhte ndonjë raketë në Bashkimin Sovjetik.

Rusët ishin të bindur se vrasja e presidentit amerikan nuk ishte punë e një njeriu, por një fushatë e planifikuar me kujdes nga shumë njerëz, ku secili ka luajtur një rol. Në një tjetër dokument të FBI-së thuhet se përpara se Kennedy të zgjidhej president, kishte pasur përpjekje nga një detektiv privat për ta spiunuar atë, ndërkohë që ishte senator.

Vajza të gatshme me çmime të larta në Hollivud i kishin thënë policisë se detektivi privat Fred Otash i kishte kontaktuar për t’i pyetur mbi përfshirjen e senatorit Kennedy në “festa seksi”. Detektivi i kishte kërkuar një vajze të mbante një përgjues, por ajo kishte refuzuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Amazon dhe Google ngjiten në Bursë
Previous article Luana djeg ekranin, ja si do ta shikoni të veshur sot në mbëmje

Redaktor2

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT