Mbi pritshmërie janë gjithashtu edhe Microsoft dhe Intel.
Amazon mbyll periudhën qershor – shtator me një rritje të fitimit neto prej 1.6%. Nga 252 milion dollarë qe ishin ato në të njëjtën periudhe të vitit te kaluar, në këtë sezon ato arritën ne 256 milion.
Po kështu të ardhurat kane pësuar gjithashtu rritje duke shkuar ne 43.74 miliard dollarë, nga 42.19 qe ishin ne te njëjtën periudhe një vit me parë. Blerja e Whole Foods me 1.3 milion dollarë ka ndikuar gjithashtu ne rritjen e titujve te kompanisë, qe janë rritur me 7.6% dhe duke kaluar 1.000 dollarë për aksion. Qe nga fillimi i këtij viti, vlera e titujve te Amazon është rritur me 30%.
Më mirë se parashikimet kanë qenë rezultatet edhe për Alphabet, holding-u, brenda te cilit Google është drejtimi kryesor.
Te ardhurat e tremestrit ishin 6.73 miliard dollarë, ose 335 me të larta se ato te një viti me parë. Po kështu edhe fitimi neto është rritur gjithashtu me 24%.
Vlera e titujve te Google në Bursë kane pësuar po ashtu rritje duke shkuar edhe atomi 1.000 dollarë për aksion.
Situate e mire financiare paraqitet edhe për Microsoft, qe ka rritur te ardhurat me 16% më shumë në tremestrin e fundit te këtij viti.
/AlpeNews.al/


