Për ekstradimin e Izet Haxhisë, ka reaguar edhe ditën e sotme avokati i tij Fran Dashi. Sipas avokatit, Haxhia nuk ka pse të ketë rrezik për jetën, edhe pse është përfolur se nëse flet Haxhia do të ketë një kaos të vërtet politik.
I pyetur nëse do flasi për çështjen e Hajdarit, avokati u shpreh se gjithçka do të zbardhet në kohën e duhur. Haxhia është i akomoduar në burgun 302, dhe se do të rihapet dosja e Hajdarit për tu hedhur dritë mbi ngjarjen.
Izeti është shumë i lumtur që pas 20 vitesh kthehet në atdhe. Në gjendje të mirë, me memorie të pastër. Ju siguroj që shëndeti i tij është i plotë. Ne jemi duke studiuar aktet e para dhe pikësynimi dhe pretendimi jonë është për rihapur dosjen e nga para e pasi gjykimi dhe hetimi ndaj tij për 12 shtatorin, ëhtë bërë në mënugesë.
Gjykata e Shkallës së Parë në vitin 2001 ka deklaruar ikjen e të pandekurit duke caktuar avokat kryesisht. Ne kemi besim të plotë se çështja do shkojë drejt rihapjes.
Nuk mendoj se ka rrezik për jetën. /AlpeNews.al



