Nezar Seiti i cili u arrestuar në janar si pjesë e grupit të Habiljavje është lënë sot i lirë.
Gjykata e Katanias ka venduar për Seitin, që njihej dhe si “financieri”i Habilajve, një masë sigurie më të lehtë, siç është ajo “arrest shtëpie”.
Lajm është bërë i ditur nga News24, duke cituar avokatin e tij, Detar Hysi.
Nezar Seiti u arrestua në Babicë dhe mbahej në burgun 313, por më vonë pas shumë peripeciveve u ekstradua në Itali.
Ekstradimi drejt Italisë është kërkuar nga vetë Seiti pasi nëpërmjet avokatit të tij, është shprehur se nuk beson tek drejtësia shqiptare.
Nga përgjimet e Prokurorisë së Katanias, Seiti ka pasur rolin e financierit të grupit Habilaj dhe kujdesej për blerjen e gomoneve të shpejta. Gjithashtu sipas përgjimeve, Seiti bënte shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës.
EKSTRADIMI DREJT ITALISË
Gjykata e Tiranës vendosi ekstradimin në Itali të Nezar Seitit, i arrestuar në janar në Vlorë për llogari të autoriteteve italiane, pasi dyshohet si pjesëtar i bandës së ‘Habilajve’.
Nezar Seiti i njohur ndryshe si “krahu i djathtë” i Habilajve, u arrestua në Babicë dhe mbahej në burgun 313.
Mësohet se ekstradimi drejt Italisë U kërkua nga vetë Seiti, i cili është shprehur se nuk beson tek drejtësia shqiptare.
Nga përgjimet e Prokurorisë së Katanias, 40-vjeçari ka pasur rolin e financierit të grupit Habilaj, kujdesej për blerjen e gomoneve të shpejta dhe bënte shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës.
ARRESTIMI NË BABICË
Në vijim të operacionit antidrogë ku në fshatin Babicë u sekuestruan rreth 4 ton lëndë narkotike Cannabis Sativa, u arrestua pronari i banesës dhe u shoqëruan dy shtetas të tjerë ju informojme se:
Policia e Vlorës, në zbatim të Urdhërit të ndalimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka ndaluar edhe një tjetër shtetas si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të operacionit dhe të hetimeve rezultoi si i implikuar në këtë veprimtari kriminale edhe shtetasi: Nezar Seiti, 40 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Vlorë.
Vijojnë hetimet lidhur me zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe vijon puna për kapjen e ndalimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim apo që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.


