Seanca e pyetjeve me Tahirin mësohet se do të nisë në orën 09:30 minuta tek prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa prokurorët do t’i bëjnë të ditur atij edhe arsyet se pse i kanë bllokuar lëvizjen jashtë vendit dhe pse duhet të paraqitet një herë në javë para prokurorit.
Duket se përfshirja e ish ministrit të brendshëm me bandën e Habilajve është më e thellë nga ç’duket. Jo më larg se para dy ditësh, Top Channel publikoi pjesë nga zbardhja e përgjimeve ku tregonin përfshirjen e ish ministrit me Habilajt, dhe sipas tyre ishin mbajtur të fshehta nga mediat.
Avokati i Tahirit Maks Haxhiaj vijon të insistoj se klienti i tij është i pafajshëm dhe gjithçka që po i ndodhë është një çështje pa kuptim dhe se do marri zgjidhje së shpejti.
A e pranon Tahiri se ka marrë nga Habilajt sende luksi, varese me diamante etj?
“Vetë Tahiri e ka mohuar e ka thënë: Nuk i kam kontaktuar asnjehere keta persona, edhe pse i kam ne lidhje fisnore ne gezime apo hidherime nuk kam qene asnjehere ne kontakt me keta persona.
Përgatiti:AlpeNews.al


