Në vijim te ekspozimit te fakteve rreth debatit mes Erion Veliajt dhe Gjergj Bojaxhiut, ne lidhje me pyetje me akuzen e Kryetarit te Bashkise se Tiranes se ai eshte grosisti me i madh i naftes ne Shqiperi dhe ndotesi me i madh i bregdetit shqiptar, po vijojme me te tjera te dhena.
Kete radhe ne kuader te transparences me publikun, televizioni kombetar TCH ka hedhur drite mbi hetimin policor te bere rreth akvitetit te Bojaxhiut per nje transferte te dyshimte prej 17 milione dollaresh.
Fillimisht Bojaxhi ka futur ne lojen e biznesit te madh te naftes bashkeshorten dhe vjehrren, e me pas ka hyre ne loje vete nga prapaskena dhe i ka regjistruar ne emrin e tij. Shkrimi i plotë:
- vijon…
Hetimi i skandalit të firmave të karburanteve ka zbuluar edhe lidhjen e Gjergj Bojaxhiut me transferta që i kalojnë 17 mln dollarët.
Kompania “Everest Oil”, e Bojaxhiut është themeluar nga shoqëria “Superba S.R.L”, shoqëri italiane me seli në Napoli më 17 qershor 2014.
Kompania “Superba” emëton kuotat e reja të kompanisë për të cilat është paguar shuma prej 10 mijë dollaresh nga shtetasi Gjergji Bojaxhi, i cili ka qenë administrator i kompanisë që prej themelimit të saj.
Hetimet kanë përfshirë edhe pasuritë e tij. Kështu dyshimet janë të shumta dhe ato përfshijnë një sërë lëvizjesh:
-Futja e menjëhershme në treg e EVEREST OIL SHA, ndërkohë që shoqëria Italiane ortake kryesore në vitin 2012 sapo kishte filluar aktivitetin;
-Lidhja e rezultuar me Petroliferën Shqiptare, e cila zotërohet thuajse tërësisht nga grupi që kontrollon shoqërinë EVEREST OIL Sha;
-Përfshirja e gruas dhe vjehrrës së shtetasit Gjergj Bojaxhi si ortake dhe jo e vetë atij (fillimisht) direkt në këtë shoqëri;
-Investimet në pasuri të paluajtshme të Gjergj Bojaxhi dhe marrje kredie bankare duke lënë kolateral një pronë të blerë me një çmim të deklaruar shumë të ulët (jo real).
Këto shkruhen në një raport policor, sipas TCH.
Sipas hetimit, tashmë të dorëzuar në Prokurori, thuhet:
“Deklarimet në ILDKPKI sqarojnë se ka patur burime financiare, por që siç shihet ‘kursimet’ e familjes Bojaxhi në vite nuk i kalojnë 50,000 Euro (deklarata e 2011) duke pasur parasysh se në këto deklarime nuk detajohen shpenzimet për jetesë!
Duke qenë se Everest Oil Sha rezulton të jetë një superkompani me fitime mbi 280 milionë lekë, pse atellitë Lumturi Hasanmataj (vjehrra e Gjergj Bojaxhi) i shet aksionet për vetëm 26,000 Euro, ndërkohë që nga shpërndarja e fitimit të kompanisë në vitin 2014, Lumturi Hasanmataj ka përfituar mbi 60 milionë Lek ose 430,000 EURO (llogaritur sipas përqindjes së kuotave)?”
Sipas policisë janë evidente dyshimet për krijimin, zhvillimin dhe operacionet financiare të kësaj kompanie.
vijon