• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA/ Franca zbërthen SKYECC, zbulohet konflikti i Ervin Matës me nipin e ish-deputetit Rraja
Home
Breaking News

DOSJA/ Franca zbërthen SKYECC, zbulohet konflikti i Ervin Matës me nipin e ish-deputetit Rraja

28 May, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në atentatin në të cilën dështoi të vrasë Rrumin e Shijakut dhe ish-prokurorin Arjan Ndoja, Plarent Dervishajt ishte organizator. Por nga zbërthimi i bisedave të koduar nga SKYECC në Francë, hetuesit kanë zbuluar një episod në të cilin ai është bashkëpunëtor: Vendosjen e tritolit në biznesin e babait të Ervin Matës. Kryesor në ngjarjen e ndodhur më 30 maj 2020, para mesnatës, është Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Sipas dosjes hetimore, Rraja ka pasur konflikt me Ervin Matën, i shpallur në kërkim si pjesë e grupit të trafikut ku është arrestuar dhe Erzen Breçani.

Nuk dihen konkretisht se ku është krijuar rivaliteti mes tyre, por për t’i dhënë një paralajmërim, Ramazan Rraja vendosi ta trembë te babai.

Sipas bisedave të kriptuara nga SKYECC – Ramazan Rraja  ka siguruar një automjet, tek njohjet e tij shoqërore në Durrës, dhe në vijim ka dërguar një nga të afërmit e tij për ta marrë dhe për të realizuar hedhjen e sasisë së lëndës eksplozive, në Hotel “Viktoria” në pronësi të babait të Ervin Matës, Luan Mata. Bashkëpunëtor në këtë episod sipas SPAK janë Plaurent Derivishaj dhe Juljan Mecaj, të dy në arrati në Dubai.

Gjithashtu nga bisedat e koduara është zbuluar edhe plani i grupit të Plaurent Dervishajt, për të vrarë juristin Mitri Prifti gjatë harkut kohor 04 shtator 2020 – 30 janar 2021. Sipas SPAK, i pandehuri Gentjan Ndërjaku ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e juristit, plan që as nuk është realizuar, dhe ende nuk i dihet motivi. 39-vjeçari Mitri Prifti 3 vite më parë, i veshur si polic, tentoi të vrasë Edison Begajt në Kaninë të Vlorës, një personazh i njohur për drejtësinë, subjekt i OFL-së.

Pas atentatit të dështuar ndaj Rrumit të Shijakut dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Genti Nderjaku Ramazan Rraja, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri – sipas SPAK – kanë siguruar kushtet për vrasjen e Arben Mërkuri (Maneci).

Në fakt, 48-vjeçari me precedentë të shumtë penalë në fushën e drogës dhe të vrasjeve, u ekzekutua më 18 majit  të vitit 2022 në Sukth. Deri më tani vrasja e tij është pa autor, dhe SPAK në njoftimin publik nuk ka ngritur akuzë vrasjeje ndaj grupit Dervishi por vetëm sigurim të kushteve për vrasje, pa u përmendur nëse plani u finalizua prej tyre./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Sytë nga Perëndimi. Një foto e rrallë e Ismail Qemalit në Kongresin e Xhonturqve më 1902, në Paris
Previous article TË PËRFITUARA NGA PRODHIMI DHE TRAFIKU I DROGËS/ Saimir Taullaut i sekuestrohen pronat në Lushnjë e Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim Aktualitet

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT