• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA E “STERILIZIMIT”/ Mungon avokati i Klodian Rrjepajt, shtyhet seanca për konkluzionet e mbrojtjes të të pandehurve në GJKKO
Home
Aktualitet
Kronikë

DOSJA E “STERILIZIMIT”/ Mungon avokati i Klodian Rrjepajt, shtyhet seanca për konkluzionet e mbrojtjes të të pandehurve në GJKKO

17 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ka dështuar në GJKKO seanca për konkluzionet e mbrojtjes të të pandehurve për dosjen e ‘Sterilizimit’, e cila po gjykohen me gjykim të shkurtuar.

Shkak për dështimin e kësaj seance është bërë mungesa për arsye shëndetësore e Dritan Hamitaj, avokatit i të pandehurit Klodian Rrjepajt, ish zv/minisitrër i Shëndetësisë.

Ndërsa SPAK ka deklaruar se nuk mund të vijojë seanca në mungesë të mbrojtjes. Ndërsa më pas, Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkoi pezullimin e afateve të paraburgimit, kërkesë e cila u pranua nga togat e zeza.

Gjithashtu u vendos që seanca e ardhshme do të mbahet më datë 1 tetor, në orën 14:00.

Kujtojmë që me 25 qershor të këtij viti, SPAK shpalli pretencën për 8 të pandehur të dosjes ‘Sterilizimi’, një koncesion me vlerë 100 milionë euro. Ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, do të gjykohet në një proces më vete.

Në total SPAK kërkon 36 vite e 6 muaj burg për 8 të pandehurit. Për dy kryesorët, ish.zv ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj, dhe biznesmenin që fitoi tenderin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore në shtet, Ilir Rrapaj, SPAK kërkoi dënimin me 10 vite burg për secilin. Nga Gjykimi i shkurtuar, të dyve u ulet 1/3-a dhe në rast se shpallen fajtorë nga gjykata e Posaçme, do të dënohen me 6 vite e 8 muaj burg.

Për, Marsela Serjani drejtoreshë juridike dhe Saimir Kadiu, drejtor ekonomik në ministri, Prokuroria e Posaçme kërkoi 3 vite e 6 muaj burg, që zbriten në 2 vite e 4 muaj për secilin.

Ndërkohë për 4 të pandehur të tjerë, dënimi me burg i kërkuar nga SPAK, pezullohet në shërbim prove. Mes tyre është edhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, mjeku Arben Gjata, për të cilin SPAK kërkoi 2 vite burg, që nga gjykimi i shkurtuar zbret në 1 vit e 4 muaj, e që konvertohet në 3 vite shërbim prove në rast se do të dënohet nga gjykata e posaçme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLAS" KEQ SHERRI ME THIKA NË HIMARË/ 69-vjeçari merr plagë në kraharor (EMRI)
Previous article RROGA MESATARE MBI 1 MIJË EURO/ Minimalja 500 euro! Zbardhet programi i qeverisë që do paraqesë Rama në Kuvend

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT