• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSJA E SPAK/ Blushi: Asgjë për Metën, provat e reja për të tjerët! SHBA konfirmoi se kreu i PL nuk pagoi për lobim
Home
Politikë

DOSJA E SPAK/ Blushi: Asgjë për Metën, provat e reja për të tjerët! SHBA konfirmoi se kreu i PL nuk pagoi për lobim

22 June, 2025 s.autor Politikë

Dy ditë pasi SPAK dorëzoi në GJKKO një dokument me 32 faqe me prova të reja për Ilir Metën dhe një rast të ri të dyshuar korrupsioni, Partia e Lirisë thotë se kryetari i tyre u shfajësua.

Në një deklaratë për mediat, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi publikoi vetëm një pjesë nga dokumenti i SPAK, përmes së cilit pretendon se institucionet amerikane nuk bëjnë Metën përgjegjës për lobimet e LSI.

“SPAK detyrohet më në fund të pranojë në faqen:“Në lidhje me marrëdhënien që Lëvizja Socialiste për Integrim ka patur me “McKEON Group”, nëpërmjet “Dorelita Limited”, në vijim të kërkesave tona, pas pretendimit të Z. Meta në seancën gjyqësore për verifikimin e kushteve për zbatimin e masës së sigurimit, Autoritetet Gjyqësore Amerikane me email-in e datës 15 Nentor 2024 kanë informuar se pagesat për shërbimet e kontratës së lidhur midis “Dorelita Limited” dhe “McCeon Group” janë paguar nga kompania “Taliadoros Audit Firm LTD” dhe nuk është vërtetuar ndonjë lidhje midis pagesava të kryera nga kjo kompani dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Ilir Metës si Kryetar i saj”, tha Blushi.

Sipas numrit dy të Partisë së Lirisë, provat e reja nuk fajësojnë Presidentin Meta, por të tjerë persona pjesë e kësaj dosje.

“Insistojnë për lajme të reja nga dosja Meta, ky është i vetmi lajm i ri. Në 32 faqe të realacionit të SPAK, vetëm ky fakt i ri ka të bëjë me z.Meta dhe çdo gjë tjetër është ose përsëritje e fletërrufesë mbi të cilin u bazua rrëmbimi i tij kriminal i 21 tetorit ose mund të ketë elementë për persona që nuk kanë lidhje me Meta. Ky zhvillim i ri provon qartë se prej vitesh kemi patur të bëjmë thjesht dhe vetëm me një fushatë shpifjesh, pa asnjë bazë faktike apo ligjore, që nisi gjoja me investigimin e paguar në median e George Sorosit “Mother Jones”.

Sikundër vërtetohet se rrëmbimi i tij terrorist më 21 tetor të vitit të kaluar, mbështetur mbi këto dyshime ordinere të kallëzuara nga delinkuentë dhe dëshmitarë të Edi Rama me problem të theksuara me drejtësinë, ka qenë tërësisht i paligjshëm dhe fund e krye politik, i urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste nga Edi Rama që në 7 maj të vitit 2022, i diktuar nga Charles McGonigal dhe i firmosur nga Altin Dumani”, tha Blushi.

Ilir Meta është distancuar nga të gjithë bashkëpunëtorët e tij të dikurshëm, duke theksuar se mban përgjegjësi vetëm për veten e tij. Së fundmi ai akuzoi publikisht ish sekretarin e përgjithshëm Endrit Braimllari për firmat e hedhura për lobimet dhe bashkëpunimin me Partinë Socialiste.

Për një episod të ri korrupsioni për të cilin SPAK tha se zbuloi një kartë krediti të përdorur nga çifti Meta-Kryemadhi, e dhënë nga Adrian Shatku, kreu i PL tha se nuk është përgjegjësi e tij se ç’bëjnë kushërinjtë e Monikës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË ULEN TENSIONET"/ Arabia Saudite reagon pasi SHBA “fshiu” nga harta impiantet bërthamore të Iranit
Previous article "THIRRJE PËR IRANIANËT TË PËRMBYSIN..."/ Berisha reagon për sulmet e SHBA: U asgjësua de facto...

s.autor

Postime të ngjashme

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës Politikë

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut Politikë

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli Politikë

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT