• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dosja e Kosovës/ Si doli Vangjush Dako në përgjimet e trafikantëve
Home
Shqipëri

Dosja e Kosovës/ Si doli Vangjush Dako në përgjimet e trafikantëve

22 November, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Me Vangjush Dakon nuk do të merrej asnjë prokuror dhe asnjë hetues, nëse Kryetari i Bashkisë së Durrësit nuk do të kapej duke biseduar me të fortët e qytetit. Është konfirmuar fakti se zëri i Vangjush Dakos doli në përgjime rastësisht, madje Lapsi.al mësoi se bisedat e kryebashkiakut e komplikuan dosjen për prokurorin e Kosovës, që kishte ndjekur çështjen deri në atë moment.
Burime që nuk pranuan të identifikohen nga Kosova thanë për Lapsi.al se hetimet e dosjes ku del Vangjush Dako, nisën vite më parë për një grup kriminal që trafikonte drogë. Dyshimet ishin se trafikantët nga Kosova ishin të lidhur me ato të Shqipërisë dhe më konkretisht droga çohej deri në Durrës dhe kishte si destinacion final vendet e Bashkimit Europian. Lapsi.al mësoi se vërtet përgjimet në Durrës kanë nisur këtë vit, por hetimet fillestare nga prokuroria e Kosovës kanë nisur shumë kohë më parë.
Përgjimet u shtrinë edhe në Durrës, por prokurori Kosovar nuk e kishte menduar se do të dëgjonte bisedat e kryetarit të Bashkisë së qytetit që negocion me kriminelët për ditën e zgjedhjeve.
Emri i Vangjush Dakos e komplikoi çështjen. Burimi tha për Lapsi.al se “E vetmja zgjidhje ishte që dosja t’i kalonte EULEX-it dhe Prokurorisë Speciale. Prokurori fillimisht nuk pranoi, sepse kishte punuar gjatë mbi atë çështje dhe me përfshirjen e EULEX dhe të Prokurorisë Speciale, ai dilte jashtë loje”.
Por shmangia e EULEX, ishte e pamundur tani që Dako dilte në përgjime. “I njëjti prokuror vazhdon të mbajë të njëjtën çështje edhe sot, por në bashkëpunim me ekspertët e huaj” mësoi Lapsi.al.
Pra hetimet e çështjes ku del Vangjush Dako, vërtet mund të jenë bërë në bashkëpunim me EULEX, por përgjimet nuk është e thënë që të jenë bërë nga EULEX, por nga Prokuroria e Kosovës.
Një version tjetër për autorësinë e përgjimeve është se ato mund të jenë bërë nga ekspertët e KFOR, që disponojnë aparatura nga më modernet për përgjimet. KFOR është i përfshirë në raste të përgjimit të trafikantëve, për hir të dyshimeve se një pjesë e parave të drogës dhe armëve të trafikuara përdoren për financimin e terrorizmit.
Në momentin kur prokuroria e Kosovës e përcolli dosjen në Durrës, materialet u morën në dorëzim nga prokurori Anton Martini. Në mesazhin që i dërgoi Blendi Fevziut në Opinion, prokurori e pranoi ekzistencën e dosjes tek Krimet e Rënda kur foli për “hetime konkrete” mbi këtë çështje. Anton Martini sot është transferuar në Shkodër, dhe sipas Lulzim Bashës, transferimi i tij u bë pas presionit direkt të Edi Ramës.©Lapsi.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sot mbyllet Lotaria Amerikane, dhe pak orë iu mbesin në dispozicion
Previous article ERVIN BUSHATI: Partia Demokratike dëmton shëndetin!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë Politikë

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT