Kur janë mbushur 4 muaj nga arrestimi i Florenc Çapja në Elbasan, prokuroria e këtij qyteti ka vendosur të mbyllë procesin hetimor dhe çështjen penale kundër tij ta dërgojë për shqyrtim gjyqësor në gjykatën e Elbasanit. Pak ditë më parë Florenc Çapjas, i është komunikuar akuza e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë në dëm të ish-efektivit të policisë rrugore Fadil Mema dhe akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve luftarake”. Çapja është marrë i pandehur për një krim të kryer në vitin 2006 në Elbasan, shumë pranë banesës së Fadil Memës, krim për të cilin është arrestuar dy herë dhe dy herët është liruar, për shkak të mungesës së provave dhe dëshmitarëve, pasi dëshmitari kryer Ardian Ibrahimi në atnetatit kundër Fadil Memës, është vrarë me 5 plumba në 26 maj 2006 në Elbasan. Tashmë është procesi i tretë që po zhvillohet kundër Florenc Çapjas, për këtë ngjarje kriminale në Elbasan. Ngjarje e cila u pasua me një seri vrasjes të tjera në këtë qytet, ku pjesa më e madhe e tyre nuk është zbardhur nga policia dhe prokuroria e Elbasanit. E treta e vërteta. Në ditët në vijim do ti duhet gjykatës së Elbasanit për të vendosur njëherë e përgjithmonë nëse Florenc Çapja është autor i tentativës së vrasjes kundër Fadil Memës ose jo.
Etja për të eliminuar fizikisht Fadil Memën, ka ardhur pasi në Elbasan është vrarë Sokol Çapja në dhjetor të 2005. Sokoli dhe Dritan Sheme, një killer me pagesë dhe mik nga ana e gruas me Fadilin, urdhërohet nga Çapja të vrasi Rezart Çelën në Elbasan. Kontrata e vdekjes ishte dakordësuar mes Shemes dhe Sokol Çapjas për 30 mijë euro, ku si parapagesë është bërë fillimisht shuma 15 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër pasi të ishte çuar deri në fund porosia, vrasja e Rezart Çelës. Sheme, si një killer profesionit, ekzekuton në tetor 2005 Rezart Çelën, dhe pas disa ditësh paraqitet tek Sokol Çapja, për të kërkuar diferencën prej 15 mijë euro. Mirëpo Sokoli, pasi u lirua nga konflikti për makinetat e lojrave të fatit që kishte me Rezart Çela, ka hyrë në një gjendje euforie dhe nuk donte t’ia jepte kusurin e shumës së rënë dakord me Dritan Shemen.
Në këto moment ka parë një person të veshur me kombinoshe, që në dorë mbante një automatik me silenciator dhe në një distancë të afërt dy apo tre metra ka qëlluar në drejtimin e Fadilit, duke i shpuar pardesynë. “…në këtë moment e pashë që i ngeci automatiku dhe e pashë që po e mbushte sërish dhe e njoha që ishte Florenc Çapja. Në këtë moment i kam thënë “…o Lenci çfarë borxhi ju kam, çfarë ju kam bërë…ndërkohë ai më shau dhe më tha do të masakrojmë dhe e mbushi sërish armën….” Ndërkohë Ardiani filloi ta qëllojë me gurët e rrugës, dhe Florenci e qëlloi me breshëri. Në këtë moment Fadil Mema tregon se Florenc Çapja, e ka qëlluar sërish në ikje e sipër Fadilin, ku një plumb e ka kapur në këmbë dhe e ka rrëzuar në derë të shtëpisë. Tek shtëpia e tij, ka marë një pistoletë “Mauzer” dhe ka qëlluar në drejtim të Florencit,disa herë për tu vetëmbrojtur pasi po afrohej të më vriste, tregon ai. Në rrobat e mia të trupit kam konstatuar 11 vrima të shkaktuara nga plumbat. Po këtë ditë mora vesh se ishte ndaluar nga policia e Elbasanit Florenc Çapja. Fadil Mema, megjithëse u largua nga Elbasani dhe u zhvendos në Itali, nuk mundi ti shpëtojë sagës së vrasjeve seriale pasi në u ekzekutua disa vite më vonë në Itali.