• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dosja “978” që mbylli Adriatik Llalla dhe humbja e qetësisë nga Ilir Meta
Home
Politikë

Dosja “978” që mbylli Adriatik Llalla dhe humbja e qetësisë nga Ilir Meta

22 May, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Në një kohë, kur vendi është përfshirë nga kriza politika dhe opozita akuzon mazhorancën se ka blerë vota, në dritë ka dalë një skandal që objekt ka presidentin Meta, në kohën kur ai drejtojnte Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Bëhet fjalë për trukim zgjedhjesh nga Meta në vitin 2009.  Ka qenë gazetari Artan Hoxha që së fundmi në emisionin Opinion, i cili, bazuar në përgjimet e Prokurorisë deklaroi se Meta ishte kapur duke i kërkuar një biznesmeni 200 mijë euro për fushatën zgjedhore të  vitit 2009.

Sipas gazetarit Artan Hoxha,  dosja ku rezulton i përfshirë presidenti Ilir Meta mban numrin “978”.

Gjithçka është mësuar pas vënies në përgjim  në vitin 2008,  të  ish-administratorit të  DIA-s, Kastriot Ismailajt, i cili është i akuzuar për pastrim të rreth 7 milionë eurove.

Në përgjime është regjistruar edhe SMS e marrë nga Ismailaj nëpërmjet numrit të  telefonit (0682031701) ,  i cili  dyshohet  se është përdorur nga  Meta.

Sipas procesverbalit, të Departamentit të Hetimit të Krimeve në Policinë e Shtetit, që mban datën, 28.06.2009, rezulton se me datë 22.06. 2009, dy ditë para se të mbaheshin zgjedhjet vendore, Kastriot Ismailaj, ishte kontaktuar nga Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar 200 mijë me patjetër.

“Nesër në darkë (më 23 qershor), duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”, shkruhet në SMS.

Një ditë pas publikimit të këtij lajmi vetëm në pak media (dhe këtu duket qartë se nga kush janë të kapura mediat, që fshehën denoncimin e Artan Hoxhës), Ilir Meta është shfaqur në një eveniment që kishte lidhje me sfidat e sigurisë në Ballkan.

Por, më shumë se sa për sfidat e sigurisë në Ballkan, Ilir Meta, jo më me “dashuri dhe qetësi” është shfaqur nervoz dhe pjesën më të madhe të fjalimit të tij, ja ka kushtuar reformës në drejtësi dhe krizës politike në vend, duke bërë përgjegjës Edi Ramën.

Presidenti me sa duket e ka humbur qetësinë, pasi në ditët në vijim është paralajmëruar se do të botohen detaje të tjera nga dosja “978”, e cila e implikon atë në një aferë të rëndë.

Jo vetëm atë, por edhe Prokurorinë, e cila nën drejtimin e Adriatik Llallës, e varrosi këtë dosje.

Dhe sa më shumë detaje të dalin nga kjo dosje, aq më nervoz dhe agresiv do ta shohim në ditët në vijim presidentin dhe partinë e gruas së tij.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË FUSHË ALIE TË DIBRËS/ Aty ku investimet e Bashkisë janë baza e ekonomisë (PAMJET)
Previous article PO ALBI NAKO KU ËSHTË? Pas deklaratës së vjehrrit, Alba Hoxha shihet e vetme (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT