• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSJA 339 DHE 184/ Balla: Flluska sapuni, Basha liroi të dënuarin për vota
Home
Politikë

DOSJA 339 DHE 184/ Balla: Flluska sapuni, Basha liroi të dënuarin për vota

18 March, 2019 k.autor Politikë

Vendi po hyn në krizën më të thellë që prej më shumë se 20 vjetësh. Si dilet pres saj? A pranon shumica qeverisëse të shkojë në zgjedhje të parakohshme? A kanë nisur negociatat mes palëve për të dalë nga ky impas dhe cfarë roli po luajnë ndërkombëtarët? Këto janë temat e emisionit të sotëm “5 Pyetjet nga Babaramo”. Numri 2 i Partisë Socialiste, kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla dhe ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha janë sonte të ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”.

Dosja 339 dhe 184, Balla: Flluska sapuni, Basha liroi të dënuarin për vota

Taulant Balla u shpreh se opozita dogji mandatet dhe u largua nga Kuvendi me qëllim bllokimin e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë, pasi ka frikë për ato që ka bërë. “Garantoj me përgjegjësi të plotë se sot që flasim, asnjë politikan shqiptar nuk ka dot ndikim në procesin në vettingut apo vendimmarrjes së KLGJ-së apo KLP-së. Opozita është kapur pas dy flluskave të sapunit. Dosja 339 në 3500 orë dalin dy biseda… ky vend ka njohur se si SHBA në komunikimin e tyre zyrtar me Uashingtonin tregonin se si Basha kishte shkuar në një familje në Elbasan dhe i kishte premtuar se nëse do i jepnin votën, djali i tyre do të shkonte në shtëpi, burgu u hap, vota u mor dhe ai shkoi në shtëpi. PD nuk ka gjë me ne, por me drejtësinë e re. Por nuk ka burrë nëne në këtë vend ta pengojë. Kujtoni se u ka djegur barku për Shqipërinë” tha ai.Balla: Basha komandoi dhunën ndaj policisë në 16 mars

Taulant Balla akuzoi Lulzim Bashën se komandoi dhunën në protestën e 16 marsit kundër policisë dhe institucioneve. “Nuk besoj që Shqipëria është në krizë politike. Lulzim Basha komandoi sulmet kundër policisë dhe institucioneve në 16 mars dhe ajo që ka ndodhur sot, tritoli shtyllës, është sulm terrorist që pas tij fshihet komandimi politik nga godina e SHQUP-it” tha ai.Ftesa në Kongres, Balla: Fatos Nano lider historik i PS-së, shpresoj që të vijë

Kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla foli për vendimet që mori Kryesia socialiste sot, por edhe ftesën për Fatos Nanon në punimet e kongresit në 23 mars. “Kryesia e PS është institucion që mblidhet cdo javë dhe natyrshëm në prag të kongresit kemi miratuar axhendën e punës që i kushtohet zgjedhjeve të 30 qershorit. Është kongres elektoral. Qëllimi është konfirmimi i kandidaturave, kemi edhe një ekip të ri kandidatësh në bashki ku kemi menduar ti ndryshojmë, do të kemi një ekip fitues në bashkitë ku nuk kemi pasur mundësi t’u shërbejmë qytetarëve. Ftesa për Fatos Nanon? Zoti Nano është lider historik i PS-së, personalitet që i ka dhënë shumë politikës shqiptare. Unë do të shpresoja shumë, që të ishte pjesë e punimeve të kongresit” tha ai.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS MASAKRËS ME 50 TË VRARË/ Në Zelandën e Re do të bëhet reformë në ligjet për armët
Previous article DOSSIER/ Lidhja e çuditshme mes tritolit në shtyllat e tensionit dhe PD në opozitë

k.autor

Postime të ngjashme

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT