Pas shumë kohësh bojkot, opozita do të marrë pjesë në parlament në dy seancat parlamentare të kësaj jave.
Ky vendim i opozitës erdhi pas mbledhjes që kryetari i Partisë Demokratike bëri me aleatët.
Në mbledhjen që zgjati rreth dy orë mori pjesë Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Agron Duka, Dashamir Shehi.
Kryetarja e LSI, Kryemadhi tha se do të jemi në parlament për studentët.


