• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Dorëshkrimi antik: Jezusi ishte i martuar me Maria Magdalenën, kishin dhe fëmijë
Home
Kulturë
Trashegimi

Dorëshkrimi antik: Jezusi ishte i martuar me Maria Magdalenën, kishin dhe fëmijë

11 March, 2018 Ina.Autor Kulturë, Trashegimi

Ajo që do të lexoni është një histori detektivësh. Ne kemi zbuluar një shkrim të lashtë që është i koduar me një kuptim të fshehur shkruan gazeta britanike The Indipendent ne numrin e sotëm. Në procesin e dekodimit të saj, ne do t’ju çojmë në një udhëtim në botën e këtij teksti misterioz. Asaj që i frikësohej Vatikani – dhe Dan Broën vetëm dyshonte – u bë realitet. Tani ka prova të shkruara se Jezusi ishte i martuar me Maria Magdalenën dhe se kishin fëmijë së bashku.

Më shumë se kaq, duke u bazuar në dëshmi të reja, tani e dimë se si dukeshin lëvizjet origjinale të Jezusit dhe roli i papritur i seksualitetit që luante në të. Ne kemi zbuluar edhe politikën pas kryqëzimit, si dhe ngjarjet dhe njerëzit që morën pjesë në të.

Në Bibliotekën Britanike është një dokument që na çon në vitet e humbura të jetës së Jezusit. Dijetarët besojnë se Jezusi lindi rreth vitit 5 (pesë) dhe se ai u kryqëzua rreth vitit 30 AD.

Por ka një hendek të madh në biografinë e tij. Ne nuk dimë asgjë për Jezusin që nga koha kur ai ishte tetë ditësh (rrethprerja e tij, sipas ligjit hebraik), derisa ai ishte në të tridhjetat e hershme. Ekziston një përjashtim. Sipas Ungjillit të Lukës (2: 41-2: 51), kur ishte dymbëdhjetë vjeç, Jezusi udhëtoi me prindërit e tij në Jerusalem për të festuar Pashkën. Kjo është e gjitha që kemi. Pas kësaj, tridhjetë vjet heshtje absolute. A nuk është kjo e pabesueshme? Këtu është padyshim individi më me ndikim në historinë njerëzore dhe ne nuk dimë asgjë rreth tij derisa ai fillon “shërbimin” e tij (d.m.th aktivizimin e tij publik) jo më shumë se tre vjet përpara kryqëzimit të tij.

Por fakti është se ne thjesht nuk kemi informacion në lidhje me vitet e hershme të Jezusit – edukimin, miqtë, shkollimin ose ndërveprimin e tij me anëtarët e familjes. Nuk kemi njohuri për Jezusin si një i ri. Si e fitoi aksesin në shkrimet e Biblës hebraike? Kush ishin mësuesit e tij fetarë?

Sa i ditur ishte ai në hebraisht, përveç aramaishtes që ne e dimë se ai fliste si gjuhë? Duke thënë këtë, për momentin, ne nuk po pohojmë se teksti ynë është fakt historik. Deri tani, thjesht po themi se Bibla e krishterë nuk na tregon asgjë në lidhje me vitet e hershme të Jezuit dhe se kemi zbuluar një tekst që pohon se ai ishte i martuar dhe kishte fëmijë shkruan gazeta britanike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUTBOLL/ Rrëfehet Higuan: Ja personi që ia dedikoj rikthimin te goli
Previous article MEDIAT SERBE: Ky është plani amerikan për Kosoven dhe Serbinë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT