Ministri i Brendshëm në largim, Fatmir Xhafaj, po zhvillon një konferencë për mediat nga Ministria e Brendshme. Xhafaj ka mbajtur një fjalim përshëndetësit për vartësit e tij, ndërkohë që ka theksuar se tashmë Shqipëria është hequr nga lista e vendeve që kultivojnë kanabis.
“Kemi patur vullnet për t’i dhënë fund fenomenit kriminal të kanabisit. Koha do të tregojnë sesi një histori turpi për vite të tëra e kthyem në histori suksesi. Shqipëria nuk është më në hartën e vendeve europiane që kultivojnë kanabis. Ju falenderoj të gjithëve.”
Fjala gjatë takimit përshëndetës, e ministrit të dorëhequr Fatmir Xhafaj me drejtues të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.
Gepostet von Ministria e Brendshme am Montag, 5. November 2018


