• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DORËHEQJA E BASHËS/ Duma: E vonuar! Nëse nuk gjejmë zgjidhje për bashkim, PD do ndahet në copëza
Home
Politikë

DORËHEQJA E BASHËS/ Duma: E vonuar! Nëse nuk gjejmë zgjidhje për bashkim, PD do ndahet në copëza

22 March, 2022 F.autor Politikë

Një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike për deputeten Grida Duma është një veprim i vonuar. E ftuar në Report Tv, Duma e vë theksin tek nevoja për zgjidhjen e krizës në parti, ku thotë se kryetari i ri duhet të zgjidhet përpara zgjedhjeve lokale 2023.

Për bashkimin e demokratëve, Duma shprehet se duhet të ngrihet një komisionin për të administruar dialogun mes PD-së dhe Komisionit të Rithemelimit. Sipas saj, nëse nuk gjendet një zgjidhje Pd do të mbetet copëz e një ëndrre.

“Për mua është dhënë dorëheqje pak e vonuar. Riciklimi apo ri ardhja apo rikandidmi është çështje që mbetet në vullnetin e secilit. (…)Zgjidhja është një lloj kolegjialiteti i PD. Ky është një moment që të gjithë ne të tregojmë që nuk është çështje personale. Për shumë muaj, të ngihet një komision me bazë të gjerë të administrojë të gjithë procesin e dialogut të brendshëm në parti. Një vit e shoh si një situatë të papërshtatshme dhe e shoh të papërshtatshme pas zgjedhjeve. Nëse nuk e ço përgjegjësinë tek dikush do mbetet jetime, atëherë askush nuk do ta bëjë çështjen nga A te ZH me kapacitet. Të mbyllet brenda 5 ose 6 muaj (…) Pasi ka rënë bomba dhe nuk risheh hapat e veta, atëherë ne do të mbetemi copëza të një gjejë që njëherë ishte ëndrra PD”, theksoi Grida Duma në Report TV.

Ish-nënkryetarja e PD-së ka renditur sipas saj të gjitha problemet që ka pasur Lulzim Basha në krye të PD-së. Sipas saj, Basha nuk arriti të krijonte kurrë ‘Bashizëm’, por ‘Lulizëm’, pasi i mungonte fryma e grupit, e ka pasur të pamundur që të delegeojë, vepronte vonë e vendimet i merrte me vonesë. Dua thotë se Basha në 9 vite si kryetar i PD ka jetuar me idenë se është i përzgjedhuri nga Sali Berisha, por në fakt sipas saj duhej të punonte për të qenë i zgjedhur nga demokratët.

“Dje ishte dorëheqje dhe sdoja të isha kritike sepse duhet respektuar si vendim. Bashizmi nuk u krijua asnjë moment. Bashkëpunëtorët e tij, kemi bërë jo pak për të, kemi kërkuar që të thekojë disa nga kriteret. Të jesh lider duhe të kesh një lloj identikti që njerëzit të gjejnë veten tek ti. Basha nuk e kishte karzimën e dukshme. Në 2012 erdhi me një profil perëndimor i buzëqeshur. Basha dukej si dajë i shkolluar jashtë, perëndimor në stil. Tendencat ishin të ishte një njeri i normalitetit. Ne tentuam të gjithë që shoqëria ka nevojë për një normalitet, por ku është njeriu i cili minimalisht i ofron vendit normalitetin jo dëlirin. Basha me normalitetin, duhej të vinte edhe fryma e grupit, i ka munguar puna në grup. Ai e pati të pamundur të delegojë. Njerëzit në mënyrë deri diku ironike krijuan idenë e ‘lulzimit’ sesa ‘bashizmit’, vepron vonë, merr vendime vonë, ndaj normalitetit sillet normalisht. Mendoni që PD do e trashëgonte apriori, unë  e pretendoj se jam i përzgjedhuri, por pasi të jesh i përzgjedhur nga dikush duhet të jesh i zgjedhuri.  Nuk prodhoi dot as atë që duhet, të ecte me një grup të shkëlqyer. Se bëri dot, së pari se rregullat e lojës në PD nuk u përmirësuan asnjë moment. Institucioni votës brenda në PD duhej të forcohej”, tha Duma.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Zëdhënësi i Kremlinit: Negociatat me Ukrainën janë thelbësore për Moskën! Rusia i ka bërë...
Previous article MUNGESA E SHIRAVE/ Fierza drejt limitit të ndalimit të prodhimit të energjisë nga ulja e prurjeve

F.autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT