• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DONTE LIRIMIN E KLIENTIT TË TIJ/ Pranga avokatit, tentoi ti jepte 5 mijë € gjyqtarit që të lironte të burgosurin
Home
Breaking News

DONTE LIRIMIN E KLIENTIT TË TIJ/ Pranga avokatit, tentoi ti jepte 5 mijë € gjyqtarit që të lironte të burgosurin

25 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arrestohet nga policia avokati Sokol Gjini, pasi tentoi korruptimin e një gjyqtari të Gjykatës së Kurbinit me qëllim lirimin e klientit të tij nga burgu.

Avokati Gjini, mbronte interesan e të arrestuarit Eriger Bushi, i cili nga qelia, kundrejt një shume prej 5 mijë eurosh kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bënë me dije , se skema korruptive u zbulua nga përgjimet e bisedave mes avokatit Gjini, të arrestuarit Eriger Bushi dhe babait të tij Llesh Bushi. Nga përgjimet u zbulua, se Bushi, i cili ende nuk ishte dënuar për akuzat e ngritura ndaj tij, kërkonte që gjykata t’I ndryshonte masën e sigurisë, nga arrest me burg në një masë më të lehtë, dhe hetimet dhe gjykimi për të, të kryheshin në gjendje të lirë.

Nga burimet mësohet se gjyqtari që ka pasur çëhstjen nuk ka pranuar rryshfetin, por nuk jepen detaje për ruajtjen e integritetit të gjyqtarit. Janë pranga nga policia u vu edhe Llesh Bushi, i cili ishte personi I kontaktit mes djalit të tij në burg dhe avokatit, por ai u la në masën detyrim paraqite edhe për shkak të moshës së madhe.

Por të provuar këtë rast korrupsioni, Prokuroria ka siguruar veç përgjimeve, edhe pamje filmike që vërtetojnë akuzën e korrupsionit aktiv për avokatin Sokol Gjini. Eriger Bushi u arrestua në muajin qershor nga Policia e Lezhës së bashku me Mark Cenaj, të akuzuar për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, Kanosje” dhe ” Plagosje e lehtë me dashje”.

Eriger Bushi njihet si një person problematic dhe më herët ka qenë i dënuar për vepra të ndryshme penale. Gjini ka qenë dënuar më parë edhe për për armëmbajtje pa leje, plagosje, kundërshtim i punonjësve të policisë, si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë

Për më shumë detaje lidhur me arrestimin e tij e 42-vjeçarit

Njoftimi i plotë:

Info nga Prokuroria për Krime të Rënda:

Jane arrestuar shtetasit Sokol Gjini me detyre avokat dhe Eriger Bushi lindur e banues ne Lac, per vepren penale “korrupsion aktiv i gjyqtarit” neni 319 k. penal.

Per shtetasin Llesh Bushi eshte caktuar masa detyrim per t’u paraqitur ne policine gjyqesore.

Te arrestuarit kane kryer veprime me qellimin korruptimin e gjyqtareve per te mundesuar ndryshimin e mases se sigurimit per shtetasin Eriger Bushi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERR FUND AVENTURA ITALIANE NË ITALI/ Napoli ndërpret zyrtarisht rinovimin e Elseid Hysajt
Previous article 5 MUAJ PAS NDARJES/ Cheryl i kërkon Liam Payne të kalojnë festat si familje

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit Aktualitet

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje Aktualitet

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT