Do të dukeni njësoj si të jeni rrugëve të Manhattan-it!
Kombinimet në sezonin e dimrit janë një stres më vete. Fashionistat në New York na japin disa ide kombinimi për ditë të ftohta, në të cilat do të dukeni plot stil.
Shalli dhe fustani me ngjyrë të njëjtë ju tregon më të gjatë dhe krijon idenë e një veshjeje të vetme. Shtoni një xhaketë lëkure dhe këpucë në ngjyrë të zezë për një kombinim më të thjeshtë dhe tërheqës.
Një pallto që bie në sy është përherë zgjidhje e duhur, e sidomos në një ngjyrë kaq të ngrohtë si në foto. Kombinojeni me çizme kastor të shkurtra me nuanca të së njëjtës ngjyrë, dhe për të thyer kombinimin, vishni një pulovër të bardhë dhe xhinse të errëta.
Do të dukeni gjithmonë stil me një veshje të thjeshtë që i shtoni detaje si pellushat, çantat ose xhaketat e lëkurës me elemente ekstravagante.
Jemi mësuar që pallton ta kombinojmë përgjithësisht me veshje të thjeshta. Jo të gjithë zgjedhin ta kombinojnë me pantallona sportive dhe çizme lëkure. Por, ata të guximshmit ia dalin me sukses të duken kaq stil.
Veshja bie në sy për mirë kur luhet me ngjyrat dhe stilet. Dhe do të bëni zgjedhjen e duhur nëse vishni një pallto të gjatë të zezë, çizme kastor dhe shall të zi (mund të ketë edhe ngjyra të tjera, por dominante të jetë e zeza) dhe xhinse të zbardhura e të grisura pak.







