Udhëheqësi i studimit, Isaac Elias Kuzmar Daza, vuri në dietë të njëjtë disa vullnetarë, të cilët i ndau në dy grupe. Njërit grup i bëri foto të përjavshme, ndërsa grupit tjetër jo. Vullnetarët e grupit të parë humbën peshë në 90% të rasteve, ndërsa ata të grupit të dytë, në 73% të rasteve.
“Është kënaqësi më vete të shohësh se po bie në peshë. Gjithashtu, të rritet motivimi për të humbur edhe më tej kilogramët. Variabli i fotografisë ndikoi shumë në dobësim”, thotë Kuzmar Daza.
Autori i studimit shpjegon më tej se njerëzit kanë nevojë të shohin rezultatet në fotografi dhe kur është e dukshme rënia në peshë, marrin forcë për të vazhduar dietën deri në fund. Studimi përfshiu 271 persona mbipeshë nga 16 deri në 72 vjeç. 233 ishin femra dhe vetëm 38 ishin meshkuj. Dieta vazhdoi 16 javë radhazi.
/Shije.al


