“Ju fyeni vendin tonë, sulmoni Shërbimin Shëndetësor Kombëtar , n’a vini në siklet Mbretëreshën tonë, rrënoni “marrëdhënien tonë të veçantë”, detyroni të përulet kryeministrja jonë … dhe pastaj uleni arrogantë në kolltukun e Winston Churchill”, kanë që disa nga reagimet në Britani.
Donald Trump ndez zemërimin duke qënduar i ulur “me arrogancë” në një kolltuk të përdorur nga udhëheqësi heroik i kohës së luftës Winston Churchill.
Kritikët sulmuanTrump lidhur me nj sërë gabimesh diplomatike dhe thanë se ai nuk duhej të qëndronte i ulur atje.
“Një imazh i Donald Trump ulur në kolltukun e Churchill do ngelet në kujtimet e errëta të shumë britanikëve që e konsiderojnë Trump jo vetëm një nga presidentët më të këqinj në historinë e SHBA,e aq më pak të denjë të ulet në vendin udhëheqësit i cili e shpëtoi popullin tonë në orën më të errët të saj “, ishte reagimi i i Laburistit Stephen Doughty .
“Duke pasur parasysh veprimet dhe retorikën e tmerrshme të Trump, ai as që meriton të shohë një statujë të Churchill e jo të ulet në vendin e tij”, ishin disa nga reagimet nga kritikët britanikë.
AlpeNews.al/


